BallinaAktualitet"Kajmaku", Basha: Heshtja e Ramës dhe Markut një provë më shumë, ja...

“Kajmaku”, Basha: Heshtja e Ramës dhe Markut një provë më shumë, ja zgjidhja…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka dënuar me forcë sot heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Prokurorisë lidhur me çështjen e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të zgjedhur në Vorë me votimin e 30 Qershorit.

Basha tha: “Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet dhe bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale, të kandiduar nga Edi Rama. Sigurisht nuk janë as kryebashkiakë, as këshilltarë, janë pjesë e një procesi antikushtetues. Por për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku, dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Jorgo Kajmaku është në heshtje të ligjit të dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria.

Dua gjithashtu të dënoj heshtjen e Prokurorisë, e cila si një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës, sa herë i duhet atij për propagandë, ka 24 orë që hesht. Pse hesht Prokuroria? Pse hesht Arta Marku dhe veglat e saj?!

Kjo është një provë më shumë – theksoi Basha, – se mali i provave sot është bërë më i madh sesa mali i Dajtit, – se zgjidhja është një qeveri tranzitore e cila të ëprgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular