BallinaAktualitetRama në Shëngjin, takim me grupin koordinues të veriut. Ja porositë për...

Rama në Shëngjin, takim me grupin koordinues të veriut. Ja porositë për kryebashkiakët…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Këshillin e Veriut në Shëngjin. Në takimin me dyer të mbyllura për mediat mësohet se kryeministri ka folur për punësimet në administratën e bashkive të djathta.

Burimet bëjnë me dije se ashtu siç Rama e ka përsëritur edhe me herët, ka porositur krerët e rinj të Bashkive që më parë drejtoheshin nga demokratët të mos largojne nga administata punonjesit e meparshem.


Madje e ka cilësuar të përmbushur detyrën nga kryetarët e rinj të bashkive. Gjithashtu një çështje tjetër ku Rama është ndalur mësohet të jetë kushti që njeri nga nënkryetarët e rinj të Bashkisë të jetë me patjetër femër.

Gazetari Ergys Gjencçaj raporton për “Balkanweb” se Rama ka urdhëruar shkarkimin e shumicës të drejtorëve rajonalë të Shkodrës.  Edi Rama thërret nesër në orën 17:00 në selinë e PS në Tiranë gjithë drejtorët e Shkodrës për këtë vendim.

Nesër në 18:00 Rama mbledh edhe kryesinë e PS, me temë kryesore situata në Shkodër e caktimi i drejtuesit të ri politik në këtë qark.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular