BallinaAktualitet“Rasti Pjetri”/Shperthen Ditmir Bushati: Ky fenomen duhet të ç’rrënjoset. Apeli për politikën

“Rasti Pjetri”/Shperthen Ditmir Bushati: Ky fenomen duhet të ç’rrënjoset. Apeli për politikën

Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e kryesisë ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke analizuar rastin e Valdrin Pjetrit, theksoi para mediave se ky fenomen duhet të çrrënjoset dhe të gjitha subjektet politike duhet t’u japin qytetarëve të saj emrat më të mirë.

“Çështja e diskutimit ka qenë edhe situata në Shkodër, e krijuar pas zgjedhjeve në 30 qershor. Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër, kemi para nesh pikën e derdhjes, një fenomen që duhet ta trajtojmë  me seriozitetin e duhur. Të gjithë faktorët politikë duhet t’i ofrojmë qytetarëve njerëzit më të mirë. Tani kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike, por në fund të ditës ne jemi politikanë.

Kemi nevojë për një reformë politike, që të sjellë një sistem të ri llogaridhënës, PS duhet të jetë parti e progresit dhe e komunitetit. Ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike dhe të themi na falni për rastin në fjalë. Jam krejt i bindur, që ne jemi një familje e madhe politike dhe askush nuk duhet të jetë i ligështuar, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta shfarosur këtë fenomen. Unë besoj se PS është partia e progresit, intelektit dhe  komunitetit”-tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular