BallinaKryesoreNa kishte munguar, Vllaznia-Tirana një derbi dashuri urrejtjeje!

Na kishte munguar, Vllaznia-Tirana një derbi dashuri urrejtjeje!

Tik-tak, tik-tak… Akrepat vrapojnë drejt orës 19:00 të së shtunës, aty ku do të luhet
akti tjetër i derbit historik të futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Ndeshja e fundit e
luajtur në kampionat mes këtyre dy skuadrave shkaktoi një dramë të vërtetë.
Kuqeblutë dhe bardheblutë luanin në javën e fundit të Superiores më 27 maj të
2017 për të qëndruar në elitë. Nuk ishte ndeshje titulli siç ishim mësuar, por për të
rënë. Tirana e përjetoi ferrin e para, ndërsa Vllaznia e shijoi një vit më pas.
Tani, situatat janë të tjera, Vllaznia dhe Tirana rikthehen në elitën e futbollit tonë
dhe dy ekipet e para të Shqipërisë do të përballen si të barabarta. 4 pikë në tabelën
e klasikimit, ndërsa pretendimet janë të kundërta. Tirana e ka shpallur objektivin e
titullit pas merkatos së mirë të verës, ndërsa shkodranët modestisht duan llimisht
qëndrimin në Superiore.

Stadiumi “Loro Boriçi” pritet të jetë i tejmbushur si në kohët e arta për të ringjallur
pak emocionet e kalbura në kalvarin e vuajtjeve të viteve të fundit. Fituesi? Nuk
dihet, por të pakten mund të shijojmë 90 minuta të vërteta, prej atyre që nuk i
përjetojmë shpesh në futbollin tonë, pa duartrokitur stolat bosh… Na kishte
munguar! Telesport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular