BallinaKronike"E premte e zezë" në Shqipëri, 7 aksidente dhe 18 të plagosur...

“E premte e zezë” në Shqipëri, 7 aksidente dhe 18 të plagosur mes tyre 2 fëmijë

Të paktën 18 vetë mes të cilëve dy fëmijë dhe dy turistë të huaj mbetën të plagosur si pasojë e 7 aksidenteve automobilistike të shënuar në rrugët e vendit të premten.Dy fëmijë 11 dhe 12 vjeç u goditën nga një makinë teksa po kalonin rrugën në qytetin e Korçës. Të miturit kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mendohet se shkak i aksidentit u bë shpejtësia e lartë.Më herët një i moshuar mbeti i plagosur në Korçë, si pasojë e përplasjes së dy makinave në lagjen 4. Tre të tjerë një prej të cilëve në gjendje të rëndë mbetën të plagosur në aksin rrugor Maliq-Pogradec, ku u përplasën kokë më kokë dy mjete në fshatin Pirg.Të plagosurit janë dërguar me urgjencë pranë spitalit të traumës në Tiranë.Përplasjeve në rrugë këtë të premte nuk i shpëtuan as turistët e huaj. Një çift izraelitësh teksa udhëtonin me motor u përfshinë në një aksident me dy makina.Ndërkohë në mbrëmje një furgon është përplasur me një automjet duke shënuar 3 të plagosur. Ndërsa një tjetër aksident ndodhi në Fier.Dita nisi me 5 të plagosur në Finiq nga përplasja mes dy makinave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular