BallinaAktualitetMeta: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kundërshtojë dekretin tim, jo kryeministri

Meta: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kundërshtojë dekretin tim, jo kryeministri

Presidenti Ilir Meta duke folur për krizën politike në vend thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime. Në një intervistë për il Giornale.it, Meta thotë se të vetmet zgjedhje të ligjshme janë ato të 13 tetorit, dhe  se dekreti i tij mund të kundërshtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe kurrësesi nga Kryeministri.

Meta: Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, një përplasje mes dy fraksioneve politike do të kishte qenë e pashmangshme. Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat. Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime, vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit dhe është për të ardhur keq që veprimtaria e tij të pezullohet nga vullneti i Ramës. Për të kuptuar parregullsinë,  ju them se në 61 bashkitë në të cilat u votua fituan socialistët sepse nuk kishin kundërshtar përballë si gjatë regjimit komunist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular