BallinaAktualitetHoroskopi për ditën e sotme, e dielë 1 shtator 2019

Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 1 shtator 2019

Dashi
Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në dashuri, ku njeriun tuaj të zemrës mund ta shihni më ndryshe dhe do i nxirrni në pah defektet.

Demi
Ka ardhur momenti që të bëni projekte për të ardhmen. Jeni në një moment kur duhet të ndërprisni marrëdhëniet me persona që nuk iu interesojnë, duke u përqendruar vetëm në situatat më të favorshme.

Binjakët
Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë pozitive, pas momenteve stresueseve të lëna pas. Kjo e diel do të jetë e mbushur me energji, ku do të ndiheni të karikuar fizikisht dhe mendërisht.

Gaforrja
Gjatë kësaj dite bëni mirë që të shmangni polemikat në dashuri edhe në familje apo në raport me të tjerët. Mund të përballeni me tensione të forta, ndaj këshilla për ju është që të mundoheni të ruani qetësinë.

Luani
Shtatori do të nisë mjaft pozitiv, ku do keni mundësi që të organizoni programe interesante. Yjet janë në anën tuaj, dhe nëse kjo gjë bashkohet me një përgatitje të mirë, rezultatet nuk do të vonojnë.

Virgjëresha
Kjo është një periudhë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Lëreni veten të udhëhiqet nga instinkti dhe nuk do të gaboni. Ka projekte të cilat duhen çuar përpara qetësisht.

Peshorja
Lajmi i mirë është se Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do e bëjë mjaft intriguese ditën. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj Saturnit i cili do të kalojë tranzit në shenjë.

Akrepi
Këshilla për të lindurit e kësaj shenje është që të evitojnë mendimet për të kaluarën dhe të shohin përara. Mos rrini peng në një historie që e keni lënë pas duke menduar për hakmarrje.

Shigjetari
Gjatë kësaj të diele do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, pas dy ditëve të vështira që keni kaluar, ndonëse do të ketë disa probleme në sferën sentimentale.

Bricjapi
Ju pret një ditë jo shumë e favorshme, gjatë së cilës do të bëni vetëm çfarë i keni vendosur si synim vetes. Sfera sentimentale do të jetë më e mirë, ndaj përfitoni për të përmirësuar një raportet.

Ujori
E diela do të jetë mjaft pozitive dhe shtatori do të sjellë përmirësime. Më në fund do të keni mundësi që të bëni gjëra të rëndësishme. I vetmi problem i cili do të ndihet ende është ai ekonomik.

Peshqit
Dita e parë e muajit do të jetë mjaft e ngarkuar, për shkak të disa problemeve ekonomike dhe burokratike me të cilat do të përballeni. Zgjidhjet do të vijnë në pjesën e dytë të muajit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular