BallinaAktualitet“Të bëhemi filtrues”, Linda Rama kundër lajmeve “Fake”. Ja çfarë sugjeron

“Të bëhemi filtrues”, Linda Rama kundër lajmeve “Fake”. Ja çfarë sugjeron

Bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama ka deklaruar me një shënim në rrjetet sociale se shoqëria shqiptare ka nevojë emergjente të mendojë në mënyrë kritike mbi volumin e informacioneve që shpërndahen në internet.

Sipas saj, duhet ndërtimi i një shoqërie e cila të mendojë në formë kritike, dhe të jetë e aftë të selektojë informacionin e dobishëm nga ai që serviret si i dëmshëm.

“Interneti na ka mundësuar të hyjmë në një oqean me informacion, shifra dhe lajme. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të të menduarit kritik, e aftë të dallojë informacionin e dobishëm dhe atë të dëmshëm. Ne konsumatorët e lajmeve duhet të bëhemi filtruesit”-shkruan ajo.

Poff 1

Me këtë duket që bashkëshortja e kryeministrit është një mbështetëse e “flaktë” e paketës anti-shpifje, e cila pritet të dërgohet për diskutim dhe më pas miratim  në Kuvendin e Republikës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular