BallinaKryesoreE-maili "sekret" i PD/Ja mediat dhe gazetarët mercenarë të Ramës. Shmangini

E-maili “sekret” i PD/Ja mediat dhe gazetarët mercenarë të Ramës. Shmangini

zbuluar një email, që Lidershipi i Partisë Demokratike, u ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryesisë, dhe ish-deputetëve. Bëhet fjalë për një memo, një material për qarkullim të brendshëm, ku jepen porosi lidhur me strategjinë e komunikimit.

Në këtë tekst, flitet për sondazhet, ku PD rezulton në rritje dhe qeveria në rënie, po ashtu, jepen keshilla për qendrimet politike, dhe cmontohet ajo që e quajnë, propagandë të Edi Ramës. Letra përmend emra gazetarësh, dhe mediash, që sipas PD përdoren nga Rama, dhe po ashtu, ata që cilësohen mercenarë politike. Sipas Memos, mercenarët politikë janë ish-drejtues të lartë të PD, të cilët vihen në shërbim të Ramës, sa herë ai është në vështirësi, duke sulmuar Partinë Demokratike.

Emaili u është dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe forumeve drejtuese, me 23 gusht, pra përpara se të ndodhnin disa ndryshime dhe mbyllje të emisioneve kritike në News 24, ngjarje të komentuara shumë në publik.

 

Më poshtë emaili i plotë që Lidershipi i Partisë Demokratike, u ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryesisë, dhe ish-deputetëve.

Qëndrim sqarues mbi propagandën qeveritare

  1. Që nga data 20 shkurt, kur Partia Demokratike vendosi djegien e mandateve, investimi më i madh i ndërmarrë nga Edi Rama, është sulmi dhe propaganda e paguar me para që u vidhen shqiptarëve drejtpërdrejt apo përmes oligarkëve, për të nxitur ndasi dhe përçarje mes opozitës si dhe për të sulmuar Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj.

1.1      Për t’ia arritur këtij qëllimi, Edi Rama u investua fuqishëm në blerjen e deputetëve të PD-së dhe opozitës, kandidatëve në listat vijuese për deputetë dhe, bashkë me disa prej tyre, vendosi të përdorë hapur kundër PD-së disa ish-funksionarë të PD-së, që shpërdoruan besimin e demokratëve.

1.2      Me përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur përçarje dhe ndasi brenda opozitës dhe vetë Partisë Demokratike, Edi Rama synon dy rezultate:

(I) Të frenojë rritjen e besimit tek opozita dhe Partia Demokratike.

Në këtë objektiv ka dështuar në mënyrë spektakolare, për shkak se sondazhet e vetë Partisë Socialiste, sondazhet tona të brendshme, dhe sondazhe të pavarura, e nxjerrin Partinë Demokratike në rritje konstante dhe opozitën e bashkuar shumicën e re qeverisëse. Janë gjithsej 6 sondazhe kombëtare dhe 13 sondazhe të pjesshme lokale në 5 qarqet kryesore, të zhvilluara për një periudhë 8 mujore.

(II) Të shfokusojë vëmendjen nga skandalet qeveritare.

Nuk është rastësi që gazetarë/media pranë qeverisë apo ish-funksionarë të Partisë Demokratike, që janë të vlefshëm për Edi Ramën, shkruajnë për të sajuar “probleme” të opozitës apo Partisë Demokratike, sa herë Edi Rama është në vështirësi politike, sa herë ai apo bashkëpunëtorët e tij kapen në flagrancë në skandalin dhe vjedhjen e radhës, sa herë u zbulohen aferat korruptive apo lidhjet me krimin.

  1. Strategjia antiopozitare e Edi Ramës tani ka kaluar në një fazë të re! Kjo fazë përfshin edhe blerjen e sa më shumë portaleve, ndërkohë që, përveç televizioneve lokale si Report TV, ai kontrollon plotësisht televizionet me licensë kombëtare TVSH, Top-Channel, TV Klan dhe Vizion Plus.

2.1. Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qëndrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editorial ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike të Qeverisë- për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar- dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysëm të vërtetat dhe mashtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo-analiza me fakte të shtrembëruara. Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj”.

2.2. Pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të infektuar dhe ndikuar opinionin publik me të pavërteta mbi vendimet e PD-së, lidershipit dhe përfaqësuesve të saj, është dhe krijimi i portaleve të reja, të financuara nga burime qeveritare apo para krimi dhe korrupsioni qeveritar. Një nga lojtaret më të spikatura, të ngarkuara nga Edi Rama për zbatimin e skemës së blerjes së gazetarëve dhe portaleve është Ministrja Belinda Balluku, me përvojë të gjatë në afera korruptive, që nga koha e bashkëdrejtimit të Bashkisë së Tiranës me Edi Ramën.!

2.3. Për të sulmuar me shpifje dhe të pavërteta PD dhe lidershipin e saj, Edi Rama, pas konsumit të madh të Mero Bazes/Temës, Skënder Minxhozit/Javaneës, prej shumë vitesh në shërbim të pushtetit të Edi Ramës, ka hedhur në skarierën antiopozitare edhe Sokol Ballën me portalin RealStory. Detyra e tij e posaçme është të marrë rolin e shpifësit publik kundër Partisë Demokratike, duke i shërbyer propagandës antiopozitare, diversioneve dhe sulmeve kundër opozitës, Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.

  1. Për të mos i bërë jehonë propagandës qeveritare, përmes veglave të saj më të spikatura në media, anëtarët e Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së, të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit tanë politikë, me nisjen e sezonit të ri politik, duhet të kenë në vëmendje të veçantë:

3.1. Të shmangin shfokusimin nga kauzat kryesore opozitare dhe publike, duke refuzuar pseudodebatet, diskutimet apo komentet publike ndaj pseudoanalizave të mercenarëve politikë dhe mediatikë të Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular