BallinaKronikeEMRAT/Vihen në pranga 5 persona në Fier, ja kush qëlloi brenda spitalit

EMRAT/Vihen në pranga 5 persona në Fier, ja kush qëlloi brenda spitalit

Polici e  Fierit ka arrestuar pesë persona, të cilët kanë lidhje me sherrin e mbrëmjes së kaluar në Levan.

Njoftimi i policisë:

Fier
Policia e Fierit vë në pranga 5 persona në lidhje me konfliktin në Levan të Fierit

Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D.B, 21 vjeç;
– G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve:

– A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;
– E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;
– A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular