BallinaAktualitetHoroskopi për ditën e sotme, e hënë 2 shtator 2019

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 2 shtator 2019

DASHI

Sot mund të jeni konfzë nga ana shpirtërore dhe kjo gjë mund t’ju zemërojë aq shumë sa nuk do kontrolloni dot emocionet. Ky konflikt i brendshëm është një shenjë se duhet të mësoni dicka. Ndoshta zemra juaj di dicka që mendja nuk e ka konceptuar ende.

DEMI

Mendja ju jep aq siguri, sa ju lejon të eskploroni botë të tjera. Tani është koha për udhëtim, prandaj gjeni mënyra të reja për të marrë pak dashuri në jetën tuaj.

BINJAKËT

Duhet të jeni më seriozë sa i përket artit tuaj. Ju mund të jeni talent i lindur, por ndoshta nuk e trajtoni me respekt. Shikoni aftësitë tuaja me kujdes dhe kuptoni që keni fuqinë për të arritur një marrëveshje të madhe.

GAFORRJA

Sot mund të jeni duket pritur një përgjigje, por personi mund të mos e ketë marrë mesazhin. Ose ndoshta nuk e ka kuptuar pyetjen. Sa i përket dashurisë dhe romancës, sot do i shprehni ndjenjat atij/asaj.

LUANI

Ju ndiheni keq për mënyrën si reaguat ndaj një situate që erdhi ndryshe nga ajo cfarë kishit imagjinuar. Duhet të besoni se jeni sjellë sic duhet, në mënyrë të sjellshme dhe të kuptueshme. Nëse të tjerët nuk i kuptojnë veprimet tuaja, problemi qëndron tek ata.

VIRGJERESHA

Dicka e pazakontë mund të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj. Kërkoni për bukuri dhe dashuri në gjërat e thjeshta. Nëse nuk e bëni dot këtë, atëherë duhet të punoni me veten. Gjendja juaj e brendshme ka nevojë që të marrë disa mësime të reja se gjërat e thjeshta janë të bukura, prandaj mos ia vini fajin botës rreth jush.

PESHORJA

Është momenti që të merrni hapin dhe përgjegjësinë për të realizuar gjërat që doni. Është gjë tjetër të flisni për ëndrrat e vizionet dhe tjetër ti realizni. Duhet të kuptoni konceptet dhe të punoni për të arritur më të mirën.

AKREPI

Ndjenja e ëmbël dhe e ngrohtë do të ndikojë në jetën tuaj romantike. Por duhet të kujtoni dicka. Të keni dashuri në jetë, nuk do të thotë se duhet të jeni miq të mirë me cdo person që takoni. Ky është një moment i mirë për të shijuar disa caste të bukura me njerëzit.

SHIGJETARI

Ju mund të jeni pak të rezervuar kur vjen puna tek dashuria dhe romanca. Disa njerëz mund ta konsiderojnë këtë dicka të cuditshme, por nuk e kuptojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Mos u ndjeni të detyruar që të jepni shpjegime. Është mirë të ngadalësoni pak, sidomos kur vjen puna tek dashuria.

BRICJAPI

Edhe pse zemra juaj mund të dojë të zhduket në re, ju do të gjeni një anë të qëndrueshme, e cila do të zgjidhë të gjithë situatën në romancën tuaj. Ju mund të doni të coni lidhjen tuaj në një fazë tjetër dhe kjo do i pëlqejë partnerit/partneres.

UJORI

Angazhimet në jetën sociale janë aq të mëdha, sa duhet të siguroheni që të gjeni kohë për veten. Sot do të arrini të zgjidhni gjërat që doni të bëni. Ndihuni të lirë që të thoni “jo”, nëse jeni të zënë me dicka tjetër.

PESHQIT

Vetëm se zemra juaj ndihet shumë bujare, nuk do të thotë se duhet ti dhuroni lule cdo personi që njihni. Në një ditë si kjo, duhet t’ia jepni të gjithë dashurinë dhe bujarinë tuaj vetëm një personi.  Ndihmojeni atë që të ndihet personi më i rëndësishëm i jetës tuaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular