BallinaKryesorePropozimi: Para se të hyjnë në shkollë fëmijët të vizitohen edhe nga...

Propozimi: Para se të hyjnë në shkollë fëmijët të vizitohen edhe nga psikologu

Tekstet shkollore falas kanë filluar të shpërndahen në qytetin e Elbasanit. Këtë vit edhe klasat e pesta përfitojnë nga vendimi i qeverisë, ndërkohë që shkollat bëjnë apel për kryerjen e analizave të nevojshme për nxënësit përpara fillimit të vitit të ri shkollor.

Në pjesën më të madhe të shkollave 9 vjeçare të Elbasanit ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan shprehet se të gjithë prindërit të cilët tashmë e kanë përfunduar procesin e regjistrimit të fëmijëve mund të paraqiten për të tërhequr tekstet të cilat për këto dy klasa ofrohen falas nga qeveria shqiptare.

Anila Çota: Njoftimi është bërë për prindërit kështu që ne jemi të gatshëm që prindërit të vijnë t’i tërheqin dhe pse jo t’i shfletojnë paraprakisht. Të njihen me programin, kurrikulën dhe përmbajtjen e teksteve.

Çota shton se veç dokumenteve të caktuara nga Ministria e Arsimit duhet të shtohet edhe një dokument rekomandimi apo këshillim nga psikologet në mënyrë që fëmijët të cilët do të nisin shkollën të adaptohen më lehtë më kushtet e reja.

Anila Çota: Unë do sugjeroja edhe për hir të përvojës që kësaj liste me dokumente t’i shtohet edhe një dokument tjetër, dokument i shkruar nga psikologu. Ky mund të vërtetojë edhe gjendjen psikologjike të fëmijës. Do ta lehtësonte procesin e të nxënit të fëmijës.

Ndryshe nga vitet e kaluara fluksi në poliklinika për kryerjen e vizitave dhe analizave përpara fillimit të shkollës ka qenë më i ulët, kjo edhe për shkak se prindërit kanë zgjedhur ti vizitojnë fëmijët e tyre në klinika private.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular