BallinaKronikeE rëndë në Kavajë, turistja çeke vdes në plazh nga ataku kardiak

E rëndë në Kavajë, turistja çeke vdes në plazh nga ataku kardiak

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në plazhin e Golemit, në Kavajë. Një grua e moshuar çeke ka ndërruar jetë, për shkak se ka pësuar atak kardiak. Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak.

Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular