BallinaAktualitetKriza politike/A është e bashkuar opozita? Flasin Vasili dhe Ndoka

Kriza politike/A është e bashkuar opozita? Flasin Vasili dhe Ndoka

Edhe dy aleatë të tjerë të Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane konfirmojnë se opozita është e bashkuar në qëllimin e saj, largimin e Ramës nga pushteti.

Ndërkaq nën/Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i PDK, Nard Ndoka japin arsyen se përse tre partitë e opozitës, LSI, PAA dhe PR kërkuan të regjistroheshin në zgjedhjet e 13 Tetorit. Dy aleatët e Bashës shprehen të prerë teksa thonë se negociata me Ramën nuk mund të këtë, për shkak se ai nuk garanton zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe se është i lidhur me krimin. Vasili e Ndoka janë të të njëjtit mendim lidhur me djegien e mandateve të opozitës.

E vetmja pike ku Vasili dhe Ndoka ndahen disi, është Presidenti Meta. Për demokristianin, Presidenti duhet te kishte bërë me shume për të mbrojtur kushtetutën dhe dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve te 13 tetorit, ndërsa për Vasilin, Meta ishte njeriu i cili shmangu një përplasje civile në 30 qershor dhe u afroi partive mundësinë për të zgjidhur krizën politike.

Sa i përket aksionit të opozitës, dy aleatët shprehen në një mendje teksa thonë se vetëm protestat mbarëpopullore, do mund të bëjnë presionin e duhur ndaj Rames. Këtë javë pritet qe Opozita e Bashkuar të zhvilloje një takim, ku do të vendoset konkretisht se kur do te nisë aksioni i opozitës dhe se cilat do të jenë risitë këtë sezon të ri politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular