BallinaAktualitetNdryshime për qarkullimin e makinave në Tiranë, nga 16 shtatori

Ndryshime për qarkullimin e makinave në Tiranë, nga 16 shtatori

Me fillimin e vitit të ri akademik, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije se do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të qarkullimit. Sipas këtyre rregullave të reja, automjetet që furnizojnë dyqanet nuk do të qarkullojnë në fashën e orarit 07:00-09:00.

Qëllimi i këtij vendimi të kryebashkiakut Veliaj, bëhet me qëllim për të shmangur trafikun e rënduar në Tiranë.

“Për të gjithë qytetarët dua t’i ftoj që të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit që do të hyjnë në fuqi nga data 16 shtator, nuk do të ketë furnizim çimçakizash dhe patatinash nga ora 7 me 9, se besojmë që kalamajtë janë më të rëndësishëm sesa patatinat. Kështu që do njoftoheni me një urdhër të posaçëm për të gjithë oraret e reja dhe do t’i japim prioritet qarkullimit”, tha Veliaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular