BallinaAktualitetPaloka me deklaratë të fortë: Zgjedhje të parakohshme në pranverë, 13 tetori...

Paloka me deklaratë të fortë: Zgjedhje të parakohshme në pranverë, 13 tetori praktikisht i pamundur

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, deklaroi se “13 tetori” është praktikisht i hedhur poshtë, pasi është i pamundur për zhvillimin e zgjedhjeve, dhe se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje brenda pranverës së vitit të ardhshëm.

Ndër të tjera, ai shtoi se PD vijon ndërkaq protestat dhe do përdorë çdo lloj mjeti për të bindur shqiptarët se ky pushtet është një regjim që duhet të ikë.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera. Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje. Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Deri në pranverë, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

13 tetori ishte një datë perfektë edhe për vetë Ramën, që di të kishte mundësi të zgjidhte kandidatë, por ai prapë procesin e shkatërroi. I vetmi që propozon datën është presidenti dhe nëse presidenti e ka gabim, këtë datë e hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha Paloka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular