BallinaKryesoreTë sulmosh Bashën, apo të dhurosh edhe zgjedhjet 2021

Të sulmosh Bashën, apo të dhurosh edhe zgjedhjet 2021

Nga Ervin Goxhaj

Është e thjeshtë dhe pa kosto në portofol të sulmosh Opozitën, apo më mirë akoma, kryetarin e partisë më të madhe të saj, Lulzim Bashën. Në bilancet dështake të qeverisë dhe qeverisjes së tashme, betjat verbale ndërmjet opozitarëve, zëvëndësojnë fare bukur arritjet që priten nga “populli”dhe shiritat e inagurimeve që nuk priten kurrë dhe për të cilat derdhen qindra miliona euro.
Në deformimin e pazakontë të ish demokracisë shqiptare, duhet që mediat të mos shohin e të mos dëgjojnë, madje të kacafyten për gjoja tema te mprehta, e që në të vërtetë janë krejtësisht periferike, apo inegzistente.
Në këtë optikë, të drejtosh bateritë e sulmit kundër Bashës, sepse ai nuk ka pas vetes çeta të armatosura që të dërgojnë plumbin në zarf, apo çeta që grabisin paranë publike dhe të çojnë zarfin me euro, është nje superbiznes.
Por rryma e ujit, nuk ndryshon drejtim, pavarësisht se mjaft peshq të kuq apo blu notojnë kundër saj në kërkim të një ushqimi më të mirë dhe më të pasur në proteina. Opozitarizmi në Shqipëri është rrymë, drejtim dhe nevojë e Shumicës së popullsisë shqiptar, pavarësisht sa ka mbetur dhe sa është katandisur këto kohë. Synimi i kryeministrit, për të kapur edhe zgjedhjet e vitit 2021, ka hasur një pengesë të madhe te Lulëzim Basha, prandaj edhe ai, është shpallur “target”!
Mirëpo kjo e rrit dhe e burrëron më shumë figurën e tij publike, dukshëm më europiane se sa duhet për një vend si Shqipëria e sotme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular