BallinaKronikeArrestimet në Tiranë, dalin emrat e parë të biznesmenëve

Arrestimet në Tiranë, dalin emrat e parë të biznesmenëve

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me hetimin tatimor, ndërmorri mbrëmjen e së mërkurës një operacion të gjerë për ndalimin e disa personave, mes të cilëve edhe biznesmenë, që dyshohet se kishin ngritur skema mashtruese për tvsh.

Dyshimet janë se të arrestuarit kishin krijuar firma fiktime, me qëllim shmangien e pagesave të detyrimeve.

Megjithëse ende nuk ka një shifër zyrtare, mendohet se dëmi i krijuar është disa milionë euro.

Fillimisht mësohet se janë shoqëruar rreth 50 persona, por rreth 15 prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se abuzimet i përkasin periudhës 2017-2019, ndërsa operacioni është në vazhdën e atyre të ndërmarra më parë për goditjen fenomenit.

Në operacionin e djeshëm janë ndaluar biznesmenë të fushave të ndryshme, përfshi këtu edhe administrator të policive private.

Një nga emrat e arrestuar është ai i Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE.

Ilirjan Dimo, është një tjetër emër i arrestuar, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY ’.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare. Gjithashtu në veprimtarinë e saj përfshihet furnizim, instalim dhe mirëmbajtje i pajisjeve te telekomunikacionit dhe radio ndërlidhjes/import eksport me shumicë dhe pakicë i materialeve te teknologjisë 2 elektrike dhe elektronike, pajisje për navigacion. Import eksporte dhe shitje, ndërtim dhe mirëmbajtje e avionëve dhe pjesëve të tyre, detektive dhe investigues private.

Po kështu është arrestuar Shpresa Joanidhi, një tjetër administratore biznesi.

Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010, është një tjetër emër i arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kompania në fjalë është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, elektronike materiale ndërtimi te çdo lloji, lendë drusore, bojrave të ndryshme plastike për mure e fasada, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj, shkruan faxweb.

Kompania ka aktivitet në fushën e transportit të brendshem e të jashtëm për udhëtarë e për mallra në mënyrë tokësore si dhe servise për të gjitha llojet e automjeteve. Gjithashtu ka aktivitet në fushën e ndërtimit, gërmim dheu dhe prodhim materiale ndërtimi, etj.

Operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor. Mësohet se personat e arrestuar dyshohet se kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Në këtë mënyrë është krijuar një skemë mashtrimi përmes të cilës kryeshin shitje fictive, por duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Burimet bëjnë të ditur se përmes kësaj veprimtarie anti-ligjore janë konsumuar veprat penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular