BallinaKronikeMASAKRA/1 i vrarë dhe 3 të plagosur me kallashnikovë në Prishtinë. Arrestohet...

MASAKRA/1 i vrarë dhe 3 të plagosur me kallashnikovë në Prishtinë. Arrestohet autori

Policia e Kosoves sqaron se ara pak minutave ka ndodhur perplasje me arme ne Kosove me një te vrare dhe 3 te plagosur ne nje nga lagjet e Prishtinës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, është shprehur zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Sipas dëshmitarëve, është parë një person me kallashnikov në dorë. Sipas dëshmitarëve, është parë një person me kallashnikov në dorë.

Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur para pak minutash në Prishtinë. Personi në fjalë është arrestuar nga një punonjës policie civil i ndodhur në vendngjarje. Besohet se i arrestuari ishte personi që ka qëlluar me kallashnikov. Ndërkohë policia ka rrethuar vendgjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve…

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular