BallinaAktualitetMashtrimi me TVSH/ Mes të arrestuarëve vjehrri i Ina Nukut, zbardhet dëshmia...

Mashtrimi me TVSH/ Mes të arrestuarëve vjehrri i Ina Nukut, zbardhet dëshmia në seancë

Ka shkuar në 16 numri i biznesmenëve të arrestuar për skemën e mashtrimit me TVSH. Mes të arrestuarve është edhe binznesmeni, Rrapo Baduni, i cili është njëherësh edhe vjehrri  i efektives së Policisë, Ina Nuku e cila u gjymtua gjatë protestave të opozitës

Eshte zbardhur dëshmia e biznesmenit Buduni, i cili ka theksuar se nuk ka dijeni për akuzat që prokuroria ka ngritur në emër të tij. Ai tha se ka punuar gjithë jetës me ndershmëri, ndërsa theksoi se “peshqit e mëdhenj” janë aktualisht jashtë dyerve të gjykatave dhe prokurorisë.

“Nuk kam asnjë dijeni për akuzat që më janë ngritur. Jam një njeri që kam punuar gjithë jetën me ndershmëri. Kërkoj të bashkëpunoj me prokurorinë. Peshqit e mëdhenj janë jashtë dyerve të policisë e gjykatave. Ne jemi këtu, jemi viktima”-pohoi ai.

Sipas burimeve zyrtare nga policia bëhet e ditur se kompanitë që menaxhoheshin nga këta administratorë kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular