BallinaKronikeEMRAT/Nga hetimet rezulton se kreu i tifozëve të Lazio u vra nga...

EMRAT/Nga hetimet rezulton se kreu i tifozëve të Lazio u vra nga mafia shqiptare

Pak kohë më parë, Italia u trondit nga vrasja e Fabrizio Piscitellit, njohur ndryshe me nofkën “Diabolik” i cili ishte kreu i tifo-grupit të Lazios. Ai u ekzekutua mbrëmjen e 7 gushtit 2019, në parkun Aqueducts të Romës.

Sipas mediave italiane prokurorët do të pyesin një person të konsideruar fashist, 47 vjeç në Romë, i cili është arrestuar në kuadër të hetimeve të kryera. Fabio Gaudenzi,, njohur me nofkën “Rommel” u mor në pyetje nga hetuesit, nën dyshimin se ka kryer vrasjen. Para se të arrestohej, Gaudenzi publikoi një video në “You Tube”, ku shprehet se të hënën do të publikojë emrat e vrasësve.

Dëshmia e Rommelit pritet që të jetë vendimtare për të zbuluar se cila dorë e zezë qëndron pas vrasjes së “Diabolik”. Ai ka thënë se do të tregojë sesi kreu i tifo-grupit lacial është vrarë nga mafia shqiptare, drejtuar nga Arben Zogu dhe bashkëpunëtori i tij i dyshuar Adrian Comani. Hetuesit hedhin dyshime se ata janë veçanërisht të rrezikshëm.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me përplasje bandash. Piscitelli thuhet se ka qenë anëtar i mafies napolitane “Camoora”, e cila ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Romë. Në gjyqin e zhvilluar 3 ditë më parë, Fabio Gaudenzi, nuk pranoi të flasë, edhe pse tha se do të tregojë çdo gjë, por Gaudenzi është shprehur se ka frikë nga shqiptarët.

Në një përgjim mjedisor të 27 nëntorit 2012, hetuesit regjistruan një bisedë midis të dënuarve, ku thuhet se Piscitelli ia ka dalë të jetë në majat e një karriere “të pasur” kriminale. I dënuari Freddi, dëgjohet në përgjime ku thotë se “Diabolik” për 4 vjet ngjiti shkallët e “karrierës” kriminale në një mënyrë të frikshme. Freddi mohoi që të jetë zëri i tij në përgjime. Tashmë priten ditët në vijim për të zbuluar më tepër rreth vrasjes së kreut të tifo-grupit të Lacios, që tronditi opinionin publik sportiv në vendin fqinj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular