BallinaKronikeFOTO+VIDEO/U arratis me bujë nga gjykata e Vlorës, arrestohet si grabitës në...

FOTO+VIDEO/U arratis me bujë nga gjykata e Vlorës, arrestohet si grabitës në Greqi

Policia greke bëri publike detaje të një operacioni që çoi në pranga 6 shqiptarë që së bashku me 2 grekë ishin kthyer në tmerrin e karburanteve në zonën e Atikës. Ata kishin grabitur dhjetëra pika me armë. Të arrestuarit janë Mirel Kasaj, Erius Tafaj, Marinel Murataj, Dhionis Gjojdeshi, Roland Roshi dhe Ramadan Ramadani.

Për më shumë se 6 muaj banda kryente grabitje sistematike në karburantet e benzinës, parkime dhe shtëpi. Banda vepronte me 2 deri në 5 persona sipas rastit në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave greke, nën kërcënimin e armëve, thikave ose armëve elektrike ata sulmonin punonjës ose klientë. Në të gjitha grabitjet ata përdornin maska në fytyrë duke përdorur telefona celularë dhe karta SIM të regjistruara në emrat e personave që nuk ekzistojnë.

 

 

 

Por nga të gjithë të arrestuarit bie në sy një emër, Mirel Kasaj. Ai u bë i famshëm në Shqipëri për arratisjen nga salla e gjyqit në Gjykatën e Vlorës mëngjesin e 23 majit të një viti më parë. Ai iku me vrap nga salla e gjyqit pasi dëgjoi dënimin. I riu ishte arrestuar asokohe për trafik droge si dhe rrëmbimin e një personi. Kasaj ishte dënuar me 5 vjet burg, por dënimi iu ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Nga ajo kohë Kasaj ishte në kërkim.

Image result for mikel kasaj

Image result for Mirel Kasaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular