BallinaSocialeKriminelët të fshehur në pyje, inxhinierat të papunësuar

Kriminelët të fshehur në pyje, inxhinierat të papunësuar

Dr. Selman Meziu

‘’Pa asnjë kualifikim për fushën, Malko mbante postin e Inspektorit të Mjedisit, të Tiranës.,,

Në traktatet historike, në shkencën bazë të pylltarisë Silvikulturën, në shkencën e artit ushtarak e të luftimeve shkruhet qart: ‘’roli strategjik i pyllit ne luftën frontale, partizane etj.,, Gjithashtu në romanet policeske të shkrimtarëve të huaj, në njoftimet në shtypit e në romanet e tregimet e sigurimit të shtetit në vitet 1944 – 1965 njoftohesh e shkruhesh për banda e kriminel te fshehura në thellësi të pyjeve të Mirditës, Kukësit, Librazhdit, Kaptinës së Martaneshit, në Llogora, Divjaek, Pishporo etj.

Të mos gërvishtim në të kaluarën, sepse hapen shumë plagë, por, le të  flasim me fakte se çfarë po ndodh sot e ka ngjarë dje, në gjithë zhargonin e krimit, në organizimin e ruajtjen e shtimin e pyjeve, ku krimi i përbindshëm e kriminelët kanë fosilizuar natyrën, pyjet e shkencën e pylltarisë shqiptare. Dhe ja vetëm pjese nga maja e ajzbergut të kriminelëve, hajdutëve, matrapazëve, të emruerëve të shtetit të sotëm, të fshehur ‘’në pyllin,, ‘’pas drurëve, nën hijen e tyre,, të pashkolluarëve, të pa asnjë lloje dipllome, të aventurjerëve: ‘’ Ish-polici i vrarë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Pas vrasjes, Policia i gjeti në xhepa kartën e Inspektorit.,,  (Dosja.al. 6 Shtator, 2019)

  A nuk kanë të drejt qindra inxhinier e teknik pyjesh me kontribute të mëdha, me një kohëzgjatje 30 apo 40 vjeçare të revoltohen, të urrejnë sistemin demokratik kozmopolit, oligarkik shqiptar, qeveritë, deputetët, institucionet e gjykatave dhe të drejtësisë, kur në qiellin e helmuar, të mjergulluar të demokracisë shqiptare nuk zbatohet e drejta për të punuar, të specialistëve të pyjeve. Pa kurrëfarë të drejte, pa kurrëfarë ligji e rregulli, pa kurrëfarë të drejte morale e qytetare, vendi i tyre i punës, zëvendësohet me të rinj të tillë që kanë lyer duart me gjak ose që janë zhytur derinë fyt në krimin e korrupsionin shtetëror, nëpërmjet vjedhjeve, grabitjeve, mashtrimit, dhunimit të të drejtave elementare të njeriut etj.

Para një muaj kontrolli i shtetit nxori një raport mbi gjendjen e pylltarisë shqiptare. Raport që nuk kishte as kokë e as këmbë, një demagogji e paskrupullt vetëm për të justifikuar që Kole ishte në punë. Atje mungonin vrejtejet e konstatimet për thelbet e problemeve kryesore në pylltarinë shqiptare, organizimi nga qendra në bazë, pronësia mbi pyjet, dhe ligjet mbi ato etj. Këto mungonin sepse në këtë institucion, në organikat e tyre nuk ka inxhinier pyjesh edh pse te diplomuar jane 2750 të tillë.

Lind pyetja. A është vetëm një Armano Lamaj, që bën emrime kuadrosh jashte kritereve, ligjeve e rregullave, të pa diplomuar, pa pervoj pune në fushen e pylltarisë?  Apo meqënse është mik i kryeministrit apo i ndonjë deputeti socialist i pret shpata në të gjitha krahët?  Jo, aspak! Tanima, dihen se të tillë ka në qarkun e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Dibrës, apo në qarkun e Shkodrës ku janë ndërprer hetimet mbi korrupsionin në pyje etj?  Ato janë me dhjetra që kanë kapur kyqet e drejtimit, janë mjeshtër të krimit që prej dhjetëra vjeçarësh, të cilët grabisin pasurine pyjore, vendet e punës, duke shkelur ligjet e shtetit me dy kambët, duke punësuar me tarafe, të njohurit. Ato që ju kanë dhanun miliona lekë ryshfete, kriminelët,  trafikantët e drogës e të landës së drurit, që kontrollojn edhe burimet financiare në lamin e pyjeve, emrimin e shkarkimin e pylltarëve me diploma të inxhinierëve të pyjeve. Kur dihet tanima se ato janë shkolluar me taksat e popullit, me djersën e dijenitë në shkencat pyjore, në Fakultetin e Shkencave pyjore.

Një situat e tillë tregon qart se shteti shqiptar, qeveria e Edi Ramës nuk ka arritur të shkallmoj kriminelët,  në të gjitha shkallët hiraqike te shtetit nga kupola e deri në bazë, atë e komandon mafia e kriminelët e rrugeve  edhe me dy apo tre rroga në shtet. Ndërsa pylltarët shqiptar inxhinierët e teknikët e pyjeve të sapo dipllomuar largohen nga vendi i tyre që i ushqeu, dipllomoi  për t’u marrë rrugët e botes, sepse nuk gjejnë punë në profesion. Këto plagë që sa vijne e zmadhohen, thellohen, kullojn  qelb krimi, rëndojn mbi specialistet e ndershëm e të shkolluareve, por, jo vëtem në pylltari që kanë gjetur streh të mire pas drureve të kalbur apo kollonave roze te shtetit të Ramës.

Nuk mund të shërohen këto plagë me gjurmë tridhjetë vjçare me arna e qepje me gjilpëra të demagogëve partiak, shtetëror, të servilëve, të pamoralshmive, të paaftëve, të badigardëve të sistemit shteteror krejtësisht të korruptuar. Jo kurrë! Kërkohet urgjentisht një fshesë e hekurt ku të marrin pjesë inteligjencia e ndershme shqiptare brënda e jashtë vendit. Pra një operacion kirurgjikal në gjithe piramidën shtetërore, duke thyer, këputur zinxhirët burokratik shtetëror, të lidhjeve me fijet e ryshfetit të milione lekëve për një vendi pune, për të marrë një të drejt studimi në universitet, për të kryer një vizitë mjeksore, apo ndërhyrje kirurgjikale, për të pregatitur dokumentat e pensionit etj. etj.

Pikërisht në këtë klimë polare, alla demokratike shqiptare e qeverisese, janë varrosur inteligjencia e pylltarisë shqiptare, dhe jo vetëm, pasuria pyjore e shkatërruar, nga zjarmia e korrupsionit, e nga zjarret e vëna për motive nga ma absurdet, reformat gjysmake, specialistët e zhdukur në udhët e varfëra e plagëshuta të varfërisë e papunësisë, nga mafia shtetërore në drejtimin e qeverisjen e pyjeve.

Edhe pse ka dalun vendimi për krijimin e Agjensise shqiptare të Pyjeve, një material gjysmak ku lenë jashte administrimit kullotat, gjuetinë e ujrat, pa konceptim profesional pyjore, mjaft i pa sakte në terminologji, ndërvarjet, përfshirjet etj. Kjo pjelle e vonshme, ushqen doza të shumta pesimizmi, mosrealizimi, uzurpim nga mafiozët, dashamirët partiak, të paaftit e jo të profesionit. Sepse qelizat e organizimit e funksionimit të shtetit shqiptar janë gangrenizuar, qelbur nga korrupsioni, nga të paaftit, jo profesionistet  dhe nga dashuruesit e paras e ryshfeteve për vende pune apo të krimineleve si rasti i mësipërm.

Pylltarët shqiptar, këto padrejtësi absurde, këto shkelje flagrante të të drejtave të ushtrimit të profesionit si një e drejt themelore e njeriut, duhet të organozohen në protesta, në vargun e pafund të peticioneve ndaj qeverisë, në denocimet e rasteve të tilla, deri në organizimin e demostratave, për të hequr qafe këtë shtet që pyjet i drejton pa u dhënë vendin e punës specialisteve të pyjeve. Krimi, kriminelët në pylltarinë shqiptare do të zhduken kur në planë të parë të vihen specialistët e shkolluar në Fakultetin e Shkencave pyjore dhe Shkollën e Mesme të Pyjeve, kur politik- bërsit do të marrin për bazë udherrëfyese, kshillues,   mendimin e kualifikuar të Profesorave, Doktorave, inxhiniereve e Teknikëve te  pyjeve. Përndryshe kriminelët do të fshihen ende nge shteti pas drureve të kalbur dhe kollonave të gjelbërta prej kauçuku të markës së shtetit të  Edi Ramës. Kështu oligarkët do të jetojn  në pasuri përrallore, pylltarët shqiptar do të dërmohen moralisht, do të bien në prehërin e pesimizmit, do të dëmtohen edhe psikologjikisht, do të varfërohen në ekstrem ekonomikisht, do të zgjedhin syrgjinosjen si rrjedhojë mushkritë e gjelbërta do të shkretohen më tej duke e çuar ekonominë kombëtare shqiptare drejt një krize të thellë mjedisore e ekonomike.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular