BallinaOP EDPARTIA DEMOKRATIKE: DIMENSIONI POZITIV I NJE OPOZITE

PARTIA DEMOKRATIKE: DIMENSIONI POZITIV I NJE OPOZITE

Nga Ermal Xhelilaj

Në një shtet demokratik, roli dhe funksioni i opozitës karakterizohet i një rëndësie madhore duke u konsideruar një komponent i patjetërsueshëm i proceseve politike e demokratike në vend. Sistemi demokratik e shteti i të drejtës funksionon bazuar në nocionin “check and balance”, i cili rezulton si një derivat themelor i implementimit nga ana e Qeverisë të elementeve të transparencës e marrjes përsipër të përgjegjësive ligjore, të përcaktuara në konceptet bazë juridike të së drejtës kushtetuese. Opozita konsiderohet një komponent i pandashëm i sistemit demokratik, e cila si objektiv kryesor ka prezervimin e konsolidimin e procesit “check and balance”, me anë të politikave e aksioneve të saj konstruktive kundër problematikave, shkeljeve ligjore dhe abuzimeve të Qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj. Rrjedhimisht, pa prezencën dhe veprimtarinë politike të opozitës sistemi demokratik nuk mund të konsiderohet funksional e për më tepër eficent.
Në Rezolutën 1601 (2008) të Asamblesë Parlamentare të Europës, mbështetur edhe nga Komisioni i Venecias, theksohet se ekzistenca e opozitës parlamentare dhe joparlamentare konsiderohet një komponent esencial lidhur me mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit demokratik në përgjithësi. Misioni kryesor i opozitës mbështetet në parimet e parashtrimit të alternativës politike, të artikulimit e promovimit të të drejtave të votuesve të tyre, të ofroj alternativ vendimmarrëse e ligjore të politikave specifike shtetërore, të konsolidoj shtetin e të drejtës dhe demokracinë duke siguruar debate, refleksion e kriticizëm konstruktiv parlamentar e joparlamentar (publik), të analizoj e të mbroj interesin publik lidhur me propozimet ligjore e financiare të Qeverisë, të mbikqyrë veprimtarinë shtetërore e të administrates në varësi të saj. Mbi të gjitha, objektivi kryesor i opozitës fokusohet në përmirësimin e konsolidimin e stabilitetit, legjitimitetit, përgjegjshmërisë dhe transparencës së proceseve politike në sistemin demokratik të një shteti.
Parë në këtë optikë, duke iu referuar realitetit politik, social e ekonomik gjatë qeverisjes Rama i karakterizuar si shqetësues e tejet problematik, të zhvillimeve të rëndësishme politike aktuale në kontekstin e aktiviteteve e aksioneve politiko-ligjore të binomit pozitë-opozitë, të reagimeve diplomatike e dinamizmit politik të faktorit ndërkombëtar, si dhe duke marrë në konsideratë reaksionin negativist e të shfrenuar të individëve të ndryshëm e disa ish-eksponentëve politik kontroversal në raport me aksionin politik e lidershipin e Partise Demokratike, natyrshëm lindin pyetjet: A ka rezultuar i suksesshëm aktiviteti e aksioni i opozitës gjatë këtyre muajve me intensitet të lartë protestash e aktivitetesh të tjera në rrafshin politik? Dorëzimi i mandateve parlamentare nga ana e opozitës a ishte një vendim i drejtë apo një lëvizje e pakalkuluar mirë? Po ashtu, bojkoti opozitar i procesit të votimeve të 30 Qershorit, vecanërisht i zhvilluar në mënyrë paqësore, ishte një vendim i drejtë e i kalibruar saktë apo një gabim taktik i opozitës?
Opozita shqiptare, vecanërisht Partia Demokratike, në kontrast me standartet e opozitarizmit në vendet e tjera Ballkanike, aq më tepër për sistemin politik të BE-së, gjatë qeverisjes Rama është përballur me situata e zhvillime politike, e social-ekonomike ekstreme e të paprecedent. Gjatë kësaj periudhe, influencuar direkt nga politikat e vendimmarrja e Qeverisë Rama, sistemi politik shqiptar është karakterizuar nga fenomene tepër shqetesuese e problematika madhore të cilat i kanë dhënë një impakt të fortë sistemit demokratik, shtetit të së drejtës, të drejtës kushtetuese dhe balancës së pushteteve, duke dëmtuar rëndë demokratizimin e mëtejshëm dhe të ardhmen europiane të vendit. Ndërkohë, industria mediatike, e cilësuar si pushteti i katërt për shkak të rolit të saj esencial e domethënës në raport me fuqizimin e demokracisë dhe evidentimin e problematikave serioze të keqqeverisjes, e theksuar kjo edhe në Raportin e OSBE/ODIHR, ka qënë e ekspozuar ndaj shantazhit, presionit, ndikimit financiar, kërcënimeve dhe joshjes nga instrumentet qeveritare të Kryeministrit Rama, duke arritur t’i ndryshoj thelbin e funksionin e saj bazë në mbrojtje të interesit publik e demokracisë.
Nga ana tjetër, pushtimi i ilegjitim i pronave e pasurive natyrore si dhe aplikimi antiligjor i PPP-ve lidhur më ndërtimin e infrastrukturës rrugore e investimeve publike duke i kaluar nën influencën e oligarkeve, të cilët shërbejnë për të sponsorizuar makinerinë propagandistike të Qeverisë Rama, financimin e luksit të shfrenuar qeveritar si dhe për transaksione të dyshimta e blerjen e votave, e asfiksoi ekonominë kombëtare duke e kaluar nën ndikimin direkt të Kryeminstrit. Në këtë këndvështrim, Kryeminstri Rama, bazuar në një doktrinë qeverisëse autokratike, i rrethuar nga oligarkë, duke marrë nën kontroll absolut pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekzekutiv, mediatik dhe sistemin ekonomik, dhe rrjedhimisht në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin kriminal e bandat, duke përdorur burime financiare të gjeneruara nga aktivitete kriminale e trafikun ndërkombëtar të drogës, arriti të manipulonte zgjedhjet duke i fituar ato në mënyrë antidemokratike e në kundërshtim me parimet kushtetuese.
Ndodhur përballë një situate të tillë ekstreme të kapjes së pushteteve, e paprecedentë për një shtet antarë të NATOs me status kandidatë për në BE, me një prokurori, gjyqësor e polici totalisht nën kontrollin qeveritar, duke marrë në konsideratë edhe strategjinë për përdorimin e opozitës si një mekanizëm të kamufluar propagandistik si “bashkëpuntor në adoptimin e akteve ligjore për të legjitimuar grabitjen e shqiptarëve, cedimin e sistemit demokratik e vjedhjen e votave”, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare dorëzuan mandatet parlamentare. Një aksion i guximshëm, kurajoz e vizionar politik i lidershipit të Partisë Demokratike, që sigurisht mbart rreziqe të paparishikuara, por që paraqet në tërësinë e tij një vendim të domosdoshëm prej një lidershipi të vertetë, i cili në këto situata ekstreme tepër serioze që rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve, demokracinë e shtetin e të drejtës, është vënë në shërbim të një kauze të drejtë e legjitime për t’i kthyer dinjitetin dhe shpresën e humbur shqiptarëve. Lidershipi del në pah në kohë të vështira e të paparashikuara sepse situatat ekstreme kërkojnë gjitashtu vendime të mënjehrshme e të vështira njëkohësisht.
Pavarësisht situatës tejet problematike që po përjeton vendi si pasojë e keqqeverisjes e kapjes së pushteteve, Partia Demokratike gjatë këtyre muajve të aksionit opozitar ka arritur që të forcojë strukturat e të shtojë antarësinë e saj, të sensibilizoj opinionin publik lidhur me skandalet e Qeverise Rama, të denonocoj me fakte e prova të pakundërshtueshme vjedhjen e manipulimin e zgjedhjeve, të organizoj si asnjëhere më parë protesta masive e të fuqishme që kanë levizur themelet e kësaj Qeverie e këtij Kryeministri të inkriminuar, të paraqes alternativat e politikat e saj mbi arsimin, shëndetësinë, sigurinë publike, ekonominë etj, të ndërgjegjësoj institucionet e BE-së dhe faktorin ndërkombëtar duke arritur që qasja e institucioneve e shteteve kryesore të BE-së të jetë pragmatiste bazuar në realitetin shqiptar. Nga ana tjetër, është pikërisht Partia Demokratike që denoncoi kriminalizmin e pushtetin qendror e lokal si dhe kanabizimin total të venditduke detyruar Ramën të pranoj këto skandale të përmasave epike që u bënë pjesë e editorialeve të meviave më prestigjoze ndërkombëtare. Jane me dhjetra kryetarë bashkishë, eksponente e deputetë të Qeverise Rama që janë penalizuar ligjërisht vetëm si rezultat i denoncimeve e aksionit politik të Partisë Demokratike.
Ne fund, sigurisht lind pyetja nëse ishte vendim i drejtë bojkoti që opozita i bëri votimeve të 30 Qershorit dhe se a duhet që të ushtrohej e drejta për t’i bllokuar forcërisht këto votime, sikurse individë të caktuar kanë aluduar duke shprehur kriticizmin e tyre, që më shumë krahasohet me një qasje interesash konkrete e inate personale në thelb sesa kanë për qëllim konstruktivitetin. Masakra elektorale e zgjedhje të 2017, evidentuar qartë, saktë e pastër nga përgjimet e dala nga Bild tregoi përmasat skandaloze që ka marrë blerja, vjedhja, manipulimi e shantazhi i votuesve të ndershëm si dhe shkeljen flagrante të normave demokratike e kushtetuese nga Qeveria lidhur me votimet e lira, të ndershme e demokratike. Duke marrë në konsideratë sa më sipër, si edhe kapjen totale të të gjitha pushteteve nga Rama dhe bashkëpunimin me të fortët mund të imagjinohet lehtësisht sesa i drejtë ishte vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar procesin. Këtë e pasqyroi mjaft mirë edhe Raporti i OSBE/ODIHR i cili vërtetoi me origjinalitet të gjitha shqetësimet e denoncuara më parë nga Partia Demokratike.
Nga ana tjetër, zhvillimi paqësor i zgjedhjeve u vërtetua një vendim gjithashtu legjitim. Dhuna nga ana e opozitës do ta conte në një kurs përplasje atë me partnerët ndërkombëtar si dhe do t’i mundësonte Ramës shmangjen e vëmendjes nga skandalet e përmasave madhore që kanë karakterizuar qeverinë e tij, duke stigmatizuar opozitën dhe minimizuar pozicionin e aksionin e saj politik në raport me elektoratin dhe faktorin ndëkombëtar. Bazuar sa më sipër, është evidente se Partia Demokratike, një pasuri kombëtare me vlera të patjetërsueshme, jo vetëm që nuk stepet nga zhvillimi i zgjedhjeve qendrore apo lokale qofshin ato, sikurse aludojne mercenaret mediatik qeveritarë e të tjerë… por ajo është e gatshme dhe njëkohësisht dinamike që të përballoj cdo sfidë në mënyrë eficente e të sukseshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular