BallinaAktualitetLefter Maliqi: Kuvendi show me Presidentin, Meta si burrë shteti shmangu përplasjen...

Lefter Maliqi: Kuvendi show me Presidentin, Meta si burrë shteti shmangu përplasjen civile

Pak minuta para raportimit të Kreut të Shtetit para Komisionit Hetimor për zhdekretimin e 30 qershorit, deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat tha se e gjithë kjo situatë e krijuar nga mazhoranca parlamentare është një show.

Maliqi foli me tone të ashpra ndaj Kuvendit, duke deklaruar se ka braktisur misionin e tij në shërbim të qytetarëve.

Parlamenti po diskretiton rolin dhe misionin e tij publik për ti shërbyer interesave të shqiptarëve. Në vend që parlamenti të ulërasë me të madhe dhe të ngrejë komision për emigrimin masiv të shqiptarëve, vjedhjen e votës, krimin, drogën, ngre një komision për presidentin. Është show, diskretitim, manipulim mediatik. Presidenti veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile. OSBE-ODIHR i bëri nul zgjedhjet moniste të 30 qershorit”, u shpreh deputeti.

Maliqi i bëri thirrje faktorit politik, socialistëve të ndershëm dhe ndërkombëtarëve që të ulen sa më shpejt, për të ndaluar siç tha ai, aventurën e piktorit dështak që po e çon vendin drejt diktaturës.

Deklarata e plotë:

Parlamenti futet ne histori duke diskredituar publikisht rolin dhe misionin e tij ne sherbim te interesave te qytetareve shqiptare dhe, mbi te gjitha, interesave te ketij atdheu, qe ne e quajme Shqiperi.

Ne vend qe ky parlament te ngreje komisione dhe te bertase me te madhe:
👉 per eksodin e perditshem te shqiptareve qe po ikin nga syte kembet;
👉 per papunesine dhe varferine qe eshte shtruar kembekryq ne familjet tona;
👉 per pasigurine dhe vrasjet e perditshme;
👉 per korrupsionin dhe krimin e organizuar;
👉 per mungesen e financimeve ne arsim e shendetesi;
👉 per dhunen dhe grabitjen e biznesit;
👉 per vjedhjen dhe shkaterrimin e ekonomise shqiptare nepermjet PPP-ve,
👉 per skandalet e sheikeve qeveritare ne hotelet luksoze te Europes;
👉 per drogen;
👉 per shitblerjen e votes;
👉 e sa e sa halle te tjera …

Ç’bën Parlamenti?!

Ngre nje komision hetimor per Presidentin, i cili e tregoi veten qe eshte burre shteti me aktin e tij qe beri te mundur shmangien e perplasjes civile mes qytetareve. Per kete foli shqip dhe raporti final i OSBE – ODIHR-it dhe jo serbisht e rusisht sic e perkthen raportin piktori deshtak Rama apo sejmenet ne kabinetin e tij.

Ky eshte manipulim publik i ketij parlamenti, i cili, per interesa te nje personi eshte kthyer ne vegel qorre te atij qe ka zaptuar te gjitha institucionet. Kam bindjen se socialistet nuk e duan kete kthim ne diktature.

I bej thirrje faktorit nderkombtar te nderhyje per zgjidhjen e kesaj krize te rende qe po merr permasa kushtetuese.

I bej thirrje edhe politikaneve te pergjegjshem qe nuk mungojne ne te gjitha krahet e politikes, te fusin ne shinat e duhura demokracine ne vend, per te shmangur kete rreshqitje arbitrare dhe aventureske drejt diktatures.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular