BallinaAktualitetMashtrim skandaloz i Ramës, Berisha: Në vend se t’iu kërkojë të falur...

Mashtrim skandaloz i Ramës, Berisha: Në vend se t’iu kërkojë të falur lebërve, mburret me projektet e mia

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po mashtron qytetarët për investimet e qeverisë. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, në 6 vite qeverisje ai nuk ka nisur dhe përfunduar as dhe një projekt të tij përveç kullës falike Pleshi në Korçë dhe Velerës së Gjushit në Durrës, ndërkohë që janë vjedhur dhe shpërdoruar së paku 4.3 miliard euro para të takspaguesve shqiptarë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Mashtrim i ri qesharak i Edvin Hajdutit!

-Ne vend se t’iu kerkoj te falur leberve, mburret me projektet e mia

Rindertimi i rruges Vlore – Sevaster filloi ne vitin 2011, ne pranvere te vitit 2013 kishte perfunduar ndertimi i veprave te artit dhe hapur traseja ne te gjithe gjatesine e saj. Rruga duhej te perfundonte ne fillim te vitit 2014. Por vjedhjet dhe abuzimet bene terkuz dhe shtyne per 6 vite perfundimin e saj. Dy dite me pare Edvin Hajduti paraqiti nje video te nje segmenti te kesaj rruge te perfunduar duke mashtruar dhe rrahur gjoksin me nje projekt te tjeter kujt.

Miq, ne 6 vite qeverisje ai nuk ka nisur dhe perfunduar as dhe nje projekt te tij pervec kulles falike Pleshi ne Korçe dhe Veleres se Gjushit ne Durres nderkohe qe jane vjedhur dhe shperdoruar se paku 4.3 miliard euro para te takspaguesve shqiptar.

Ata qe deshirojne mund te ndjekin ne videon e meposhtme kroniken per inaugurimin e rruges Sevaster-Kalivaç ne maj te vitit 2013 dhe te dhenat per rrugen Vlore-Sevaster qe ishte ne perfundim e siper por qe rregjimi i hajnave i Edvin Hajdutit e zvarriti per 6 vite perfundimin e saj! sb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular