BallinaBotaQeveria e re “Conte 2” merr votëbesimin në Parlamentin e Italisë. Ja...

Qeveria e re “Conte 2” merr votëbesimin në Parlamentin e Italisë. Ja si u votua

Qeveria e re italiane ‘Conte 2’ e formuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja “Pesë Yjet” ka marrë këtë mbrëmje votëbesimin e Parlamentit. Mediat vendase shkruajnë se votëbesimi i qeverisë së re ka marrë 343 vota pro dhe 263 kundër. Kryeministri italian, Giuseppe Conte në fjalën e tij  tha se ky projekt shënon fillimin e një sezoni të ri të reformave, ndërsa shtoi se ai së bashku me partinë e koalicionit do të punojnë për të çuar vendin përpara.

“Ky projekt politik shënon fillimin e një sezoni të ri të reformave që ne kemi besim për zgjidhjen,” tha kryeministri në fjalimin e tij para Dhomës së Parlamentit. Gjithashtu të martën qeveria do të kërkojë besimin edhe të Senatit, ndërsa ky votëbesim kërkon të marrë të paktën 161 vota.

Mes tjerash kryeministri Conte pohoi se nuk duhet humbur kohë me përplasjet, por theksoi se ajo që i duhet sot politikës italiane është krijimi i një axhendë aktive, e cila duhet të synojë forcimin e strukturave qeverisëse.

“Ne nuk mund të humbim kohën tonë në muajt e ardhshëm me mosmarrëveshje dhe përplasje. Ne duhet të jemi të matur në fjalët tona dhe të jemi aktivë në veprat tona”, pohoi Conte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular