BallinaAktualitetSkandali! Berisha akuzon Ramën dhe Cakajn se gjobisin emigrantët: 20 euro një...

Skandali! Berisha akuzon Ramën dhe Cakajn se gjobisin emigrantët: 20 euro një takim në konsullatë

Miliona euro iu vjedhin emigrantëve në shërbimet konsullore Edvin Hajduti dhe sugari i tij Cakaj me procedurat për vjedhje që kanë krijuar!”-  Me këtë shënim e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha, denoncimin e një emigranti shqiptar në Milano.

“Përshëndetje zoti Berisha.
Unë jam F.Gj. jetoj në Milano. Desha të denoncoj megavjedhjen që bëhet në konsullatën shqiptare në Milano. Asnjë shtetas shqiptar nuk mundet të lërë takim në konsullatë pa paguar 20 euro për çdo dokument. P.sh për pasaportën, 20 euro. Për kartë identiteti, 20 euro.

Ka 8 muaj që ia kanë kaluar një agjencie shqiptare në Milano të gjitha takimet në konsullatë për një vit. Kjo agjenci lë të paktën 60000 (takime) x 20 euro =1 200 000 euro, që vjedhin punonjësit e konsullatës me Gent Cakajn me pronarin e tij Edi Ramën.

Shpresoj se nuk ndodh e njëjta gjë edhe në konsullatat shqiptare nëpër botë, se vjedhja mund të shkojë 30 – 50 milionë euro në vit. Pasaportat shqiptare me kosto 130 euro + 20, më të lartat në Bashkimin Evropian.

Kjo është adresa e-mail [email protected]. Është e pamundur t’u nisësh e-mail për takime, se i kanë bllokuar. Lehtësisht e verifikueshme. Faleminderit.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular