BallinaKryesoreTakimi i mundshëm Basha-Rama? Ja si përgjigjet Ivi Kaso

Takimi i mundshëm Basha-Rama? Ja si përgjigjet Ivi Kaso

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso është shprehur skeptik për një takim mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe atij të PS-së, Edi Rama. Kjo sipas tij ka pak gjasa të ndodhë pasi opozita nuk lëviz nga kërkesat e saj.

‘Nëse mendoni se lëvizjet tyre janë prelud i takimit Rama-Basha, unë jam skeptik. Si Rama e Basha aty kanë qenë, ka patur dhe ftesa publike nga Rama dhe për shkak të kërkesave të opozitës e pamundësonin këtë takim. Basha e ka bërë shumë herë të qartë këtë’, është shprehur Kaso në AbcNews.

Kaso nuk përjashtoi domosdoshmërinë e një takimi, por theksoi se takimi nuk do të ishte rrugëdalje nga kriza që vetë Rama ka provokuar.

‘A do ishte e nevojshme që palët të ulen dhe t’i japin fund krizës në vend? Palët duhet të ulen dhe është e nevojshme, është koha për pakt kombëtar, për t’i kthyer demokracinë dhe sundimin ligjit këtij vendi.

Nuk besoj se takimi me të do ishte rrugëdalje nga kriza që ai vetë ka provokuar.

Ka një vendimarrje të kryesisë dhe këshillit kombëtar të PD, që të bëjë përpjekjet për zgjidhjen e krizës duke u nisur nga disa piketa, që nuk kanë ndryshuar dhe piketa kryesore është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore, që vendos disa rregulla loje. Shqiptarëve do u paraqitet platforma e opozitës për daljen nga kriza’.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular