BallinaKryesoreEURO 2020: Kosovë heroike, bie në Angli pas 13 ndeshjesh radhazi pa...

EURO 2020: Kosovë heroike, bie në Angli pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje (VIDEO)

Një natë spektakolare! Ose më saktë, nëse do të fshiheshin 30 minutat e fundit të
pjesës së parë, padiskutim që Kosova do të dilte nga “St Mary Stadium” i
Sauthemptonit me një rezultat vërtet befasues. Por, në fund, 5-3 i regjistruar është
një notë pozitive për djemtë e Challandes, të cilët kanë luajtur pa frikë ndaj një
kombëtare gjigantësh dhe yjesh!

 

Kosova humbet pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje dhe ky është lajmi i madh. E
nisën mjaft mirë “Dardanët”, duke shënuar me anë të Valon Berishës, por menjëherë
erdhën dy gola të shpejtë të Anglisë, me Sterling dhe Harry Kane, teksa pjesa e parë
u mbyll edhe me një autogol të Vojvodës dhe dy gola brenda 1 minute për talentin
Sancho.
Pjesa e dytë nisi mirë për Kosovën, që shënoi me Berishën sërish dhe penalltinë e
Muriqit. Penallti pati edhe Kane, por portieri kosovar Muric ishte spektakolar duke e
hipnotizuar. Kosova pati edhe shansin për të shënuar por ishte e pafat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular