BallinaKryesorePublikohen formacionet zyrtare Shqipëri - Islandë

Publikohen formacionet zyrtare Shqipëri – Islandë

Shqipëria do të zbresë në fushë me 6 ndryshime për ndeshjen e sotme ndaj Islandës.

Siç edhe e paralajmëroi në konferencë, trajneri italian Edi Reja ka ndryshuar fytyrën e skuadrës pas humbjes 4-1 ndaj Francës. Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes. Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët.Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës.

Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj. Në sulm, Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj.

 

Islanda:

Halldórsson, Hermannsson, R. Sigurdsson, B. Bjarnason, G. Sigurdsson, Árnason, Sigurjónsson, A. Gunnarsson (C), Hallfredsson, Bödvarsson, A. Skúlason

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular