BallinaAktualitetTahiri ia plas Kodhelit, nxjerr në gjykatë shkresën sekrete: E informova për...

Tahiri ia plas Kodhelit, nxjerr në gjykatë shkresën sekrete: E informova për radarët që…

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku ka kërkuar 12 vite burg, që e konvertuar nga gjykimi i shkurtuar kthehet në 8 vite.  Teksa seanca maratonë për ish ministrin nuk ka përfunduar, janë zbardhur detaje nga mbrojta që Tahiri ka bërë para trupës gjykuese. Ish-ministri ka theksuar se nuk i ka ndihmuar kurrë Habilajt.
Ish ministri është ndalur edhe tek çështja e radarëve që nuk punonin. Ai ka treguar se ka patur një shkresë “Top Secret” të cilën ia ka dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku sipas tij ka informuar se policia ka konstatuar se radarët nuk punojnë.

“Unë në kohën që kam qenë ministër i Brendshëm, në vitin 2016, i kam dërguar një shkresë konfidenciale, “Top Secrete”, koleges sime, ish-ministres Mimi Kodheli. Në këtë shkresë, e kam vënë në dijeni se radarët e ushtrisë nuk punonin, pasi Policia kishte konstatuar mosfunksionimin e tyre, duke hapur një rrugë të re për trafikun e drogës.”-ka thënë Tahiri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular