BallinaAktualitet1943/Shefqet Peçi oficer rezervist në Komandën Territoriale të Mbrojtjes Fashiste

1943/Shefqet Peçi oficer rezervist në Komandën Territoriale të Mbrojtjes Fashiste

Nga Kastriot Dervishi

Në dokumentet komprometuese nga e kaluara që mbante Partia e Punës për anëtarët e Komitetit Qendror të saj, një dosje ishte edhe për Shefqet Peçin. Edhe ky si shumë të tjerë, deri në vitin 1943 ishte në punë shtetërore. Më 26.11.1942 Shefqet Peçi fitoi konkursin fashist si instruktor në konviktin mashkullor të Normales së Elbasanit. Kjo nëpunësi automatikisht kishte edhe efekte ushtarake. Sipas dokumentit të datës 5.3.1943, Shefqet Peçi bënte pjesë (si rezervist me gjuhën e sotme) në Komandën Territoriale të Mbrojtjes dhe meqë kishte kërkuar largim, zhvendosej nga Elbasan në Gjirokastër.

Se për këtë lufta nuk fillon në vitin 1939, por në vitin 1943 kur falimenton fashizmi. Të ngordhur e vdiqën fare fashizmin ama. Meqë jemi në kuadër të 75-vjetorit të këtyre që e kanë “dërrmuar” fashizmin duke qenë oficerë të tij po na rezultojnë oficerë rezervistë, si duhet ta ndajmë kohën? Apo ta lëmë vetëm në vitet 1943-1944 luftën?

(Nesër dy dokumente të tjera).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular