BallinaEkonomiMemorandum mes Postës Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit – Tashmë Posta Shqiptare...

Memorandum mes Postës Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit – Tashmë Posta Shqiptare ofron kartën e studentit!

Ndërmjet Postës Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për prodhimin dhe shpërndarjen e kartës së studentit për të gjithë studentët që studiojnë në universitete publike dhe private, në të gjithë Shqipërinë. Karta e studentit do të jetë një kartë identifikuese, e cila do të ofrohet falas nga Posta Shqiptare, duke i mundësuar kështu, të gjithë studentëve një “Account” (llogari) personale në sistemin e saj, për të përfituar shërbime me çmim të reduktuar të Postës Shqiptare, si dhe të shërbimeve që kjo e fundit ofron në bashkëpunim me operatorë të ndryshëm ekonomik.

Në lidhje, me këtë memorandum të nënshkruar, administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj, është shprehur se:

’Tani jemi në fazën e parë. Për momentin do të jetë një kartë identifikuese, e cila do t’u ofrojë të gjithë lehtësirat që entet publike ofrojnë për studentët. Më vonë, edhe në varësi të marrëveshjeve që Posta Shqiptare do të lidhë, do të ofrohen procedura me lehtësime edhe më të mëdha. Procesi do t’u ofrohet të gjithë studentëve të Shqipërisë”.

Karta e studentit, vjen si një kërkesë e plotësuar në kuadër të Paktit për Universitetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular