BallinaAktualitetOperacioni “Limit”/Zbardhen përgjimet e trafikantëve: E takove atë çobanin e vockël

Operacioni “Limit”/Zbardhen përgjimet e trafikantëve: E takove atë çobanin e vockël

iguron dosjen e plotë të Prokurorisë të operacionit “Limit” që coi në pranga 58 persona në tre vite, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës. Në dosje janë të transkriptuara bisedat mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të cilët bisedojnë mes tyre, për mënyrat e trafikimit.

Në bisedën e datës 19/12/2018 rreth mesditës të zhvilluar mes Olger Bamllari dhe shtetasit me emrin “Bledi”, Olgeri e pyet nëse e kishte takuar atë ‘çobanin e vockël’ dhe ai i thotë dje e kishte takuar. Olgeri i thotë ta marrë të t’i bëjë një program për të folur, por Bledi i thotë se po pret të marrë një telefon tjetër ku ndër të tjera komunikojnë:

Pergjimet

Olgeri: Eee! Je takuar me ata ?
Bledi: Me kë mo?
Olgeri: Me atë çobanin e vockël
Bledi: Dje mo u takova me atë

Olgeri: Po mirë mo merre një herë në telefon të të bëjë një ashtu
Bledi: Çart ë më bëjë?
Olgeri: Po kështu o një ka… një nga ato, program
Bledi: Po ja mo se po pres të më sjellin një telefon e do t’i vete direkt. Kupton,o? Po pres të më sjellin një telefon
Olgeri: Mirë o ksa. Mirë ksa.Aj

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular