BallinaAktualitetGrushte e shishe birre kokës, përleshje e dhunshme mes shqiptarëve e italianëve,...

Grushte e shishe birre kokës, përleshje e dhunshme mes shqiptarëve e italianëve, arrestohen 5 persona, në kërkim 7 të tjerë

Pesë persona, mes të cilëve 4 shqiptar, u arrestuan ditën e sotme në Frascati të Italisë, pasi u përfshinë në një përleshje të dhunshme.

Ata u arrestuan nga dy policë, të cilët ishin jashtë orarit të punës, ndërsa 7 persona të tjerë u arratisën.

Sipas mediave italiane përleshja kishte qenë e dhunshme, ku personat e përfshirë goditën njëri-tjetrin me grushte e shishe birre, përpara se të ndërhynin dy policët.

Njërit prej shqiptarëve, gjatë kontrollit iu gjet edhe një thikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular