BallinaOP EDKthim në mesjetë/Lotët e nënë Mejazes në Spathar do ju ndëshkojnë Rilindas

Kthim në mesjetë/Lotët e nënë Mejazes në Spathar do ju ndëshkojnë Rilindas

Nga Bujar Vreto
Kthim ne mesjete. Lotet e nene Mejazes ne Spathar do ju ndeshkojne, Rilindas te felliqur!?
Eshte e paimagjinueshme si eshte katandisus Spathari, nga rilindasit dhe paraardhesit e tyre ‘internacionaliste’ qe per fatin e zi te ketij fshati ka prodhuar me shumice qe ne fakt duhet thene (me nder kane pare vetem b.. e tyre).
Spathari “ballkoni i qytetit te Librazhdit, se pari po braktiset me shpejtesi te madhe nga te rinjte e te rejat por ne te njejtin mendim jane dhe moshat e thyera sepse jeta aty eshte bere e pamundur e padurueshme dhe e pajetueshme.

Faktoret jane te shumte per kete gjendje te turpeshme ku eshte katandisur fshati por kyesorja dhe thelbesorja eshte politika e mbrapshte qe po ndjek sekti mafioz i rilindjes me keta banore te mrekullueshem duke i terrorrizuar diten e votimeve me makina per ti derguar ne qendren e votimit te vegjel e te medhenj dhe duke ju dhene ne dhomen e fshehte individe te krimit per manipulimin e vullnetit te tyre. Eshte e tmerrshme kur i degjon keta banore qe flasin per mercenaret e krimit, me dhjetera makina sjellin miell, vaj, oriz dhe lek apo dollare, por sa mbaron votimi dhe iken kutia per numerim e mbushur me 90% flete votimi nga lista e zgjedhesve ( ku me thene te verteten shumica e njerzeve jane jasht vendit, por ata e dine si manipulojne) askush nuk duket me ketu, vetem vjen nje mashtrues pa shkolle dhe injorant qe ben propagande duke thene se ndihmuam kete e ndihmuam ate, taulanti nderhyri ketu e atje, pra balada qe bejne trushplarjen e te vobekteve.

Realiteti eshte ndryshe nga propaganda e maskarenjeve qe thone se Spathari eshte si Vlora dhe do e bejme bace me lule por ne fakt nga manipulimi i votes qe ju behet ketyre te shkreteve, ata sharlatane jane bere me kater apo pese pale shtepi dhe miliona ne dysheket e tyre.

Une isha ne fshatin Spathar me objektivin e vetem per te pare realitetin me sy dhe te qartesohem per çka me raportonin bashkepunetoret e mi (dhe per opinionin publik mos mbetet thjeshte ne aspektin politik se per rilindasit e krimit nuk me intereson cfar mendojne kur ju dalin lakrat ne shesh).

Ne fakt situata ishte me e renede se ato qe me kishin thene!?

Pasi shkuam ne familjen Kurti me te paren gje qe u ndeshem ishte veshtrimi i nje nene 85 vjecare qe kerkonte ndihme, e rende ishte situata edhe per ne dhe zemra po na shkulej prej vendit. Nena ne gjendje te rende psikologjike, e derrmuar nga varferia, por prap donte te ruante dinjtetin e vet dhe te familjes duke me pohuar se duam ndihme per te mbuluar shtepine dhe jo ushqime se do bejme hall per to, duam te mos futet shiu brenda se po vdesim nga kjo gjendje. Shikoni brenda ku rrime belbesoi e moshuara dhe lotet i filluan rreke ne faqe, na vjen turp o bire po skemi cbejme shtoi e moshuara dhe nuk e hapi me gojen.

U futem brenda po cte shikonim me keq s’mund te kishte, aty po mendoja fytyren e taulantit, mashtruesit qe per 20 vjet eshte tallur me banoret e Spatharit dhe mbare Librazhd&Prrenjas. Une bashke me familjare, komshinje e personat qe kisha me vete e vleresuam si situate te rene dhe duhet te sensibilizojme opinionin publik per kete katastrofe mesjetare, ku dora e pushtave te pushtetit qe e vodhen, nuk duket asgjekundi per vec mashtrimeve te radhes.

Spatharin pervec varferise te banoreve qe s’mbushin barkun me buke i kane rrembyer dhe ujin e pijshem dhe vadites. Skandal sepse nga Spathari furnizohet qyteti dhe spatharaket skane uje per familjet e tyre, kane bere gjasme tender per ujin e pishem por ne fakt pusteta jane te thara dhye paraja nuk ka shkuar ne destinacion (une isha vete dhe e verifikova nga afer dhe pusteten si dhe tubat qe ishin skandal per nga cilesia).

Linja elektrike ishte shtrire neper peme dushku dhe pisat, propagandojne se po investojme ne linja te sigurta, prandaj dhe mblodhem parate duke futur dhe ne burg 38 000 kryefamiljare, por ja vlejti se tashme kemi linja te reja (ne fakt kemi mashtrimin me te madh ne histori), rruget skandaloze dhe me traktor eshte veshtire te futesh dhe flitet per nje fshat i lidhur me qytetin ku fundi i tij eshte 3 km.

Spatharake te dashur jeni viktimizuar nga pushtat e rilindjes dhe paraardhesit e tyre, keni votuar me deshire dhe pahire per 75 vjet kete sekt hajdutesh e ordineresh dhe skeni bere asgje tjeter vetem se u keni krijuar atyre privilegjet te jene bere me disa shtepi, ne Librazhd, Tirane dhe bregdete por jo vetem kaq i keni bere ata te lahen ne vaska me qumesht dhe te tallin b… me mundin e djersen tuaj.

Miq te lodhur nga mashtrimet ju ftoj te behemi bashke te djathte e te majte dhe te shporrim sektin me ordiner qe sot po tallet me ju dhe po ju rrjep ekonomine duke ju lene ne meshire te fatit, pra dhe ujin e pishem po jua heq.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular