BallinaAktualitetHoroskopi 17 shtator 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 17 shtator 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Nëse po planifikoni të bëni një udhëtim, në fillim bëni një listë të gjërave që duhet të përfundoni para se të niseni. Në të kundërt, do ju pushtojë ankthi në minutën e fundit pasi mund të harroni dicka të rëndësishme. Bëni mirë të qëndroni të qetë dhe të fokusoheni që të mbaroni punët dhe të niseni.

DEMI

Kohët e fundit, keni qenë të shqetësuar për paratë. Sot, një anëtar i familjes do bëjë një shpenzim që ju duket i panevojshëm. Para se të zemëroheni, përpiquni të kuptoni për cfarë u bë shpenzimi. Nëse e shihni situatën me objektivitet, mund të zbuloni se paratë ishin investim për të ardhmen e familjes.

BINJAKËT

Sot mund ta keni të nevojshme që të anuloni ftesën për një event social. I/e dashura ose njdonjë mik i juaji mund të ketë punuar shumë dhe mund të jetë aq i/e stresuar, sa reagon rëndë ndaj një situate. Bëni mirë të qetësoheni. Shpjegoni versionin tuaj dhe propozoni që të kaloni ditën bashkë.

GAFORRJA

Nëse keni ecur shumë kohët e fundit, mund të ndjeni dhimbje këmbësh. Kjo do të ndikojë tek energjia juaj dhe tek dëshira për të përfunduar disa detyra. Përqendrohuni në punët e përditshme dhe mundohuni të punoni ulur. Në darkë, relaksohuni duke bërë një dush të ngrohtë.

LUANI

Në një event që do të shkoni, partneri/partnerja ose një person që pëlqeni i jep shumë rëndësi të tjerëve. Për këtë arsye, mund të lëndoheni, por nuk keni arsye. Personi që pëlqeni kërkon të shoqërohet me të tjerët dhe nuk e kupton që po të lëndon. Bëni dicka që ti tërhiqni vëmendjen.

VIRGJERESHA

Mendimi juaj sot do fokusohet tek paratë. Ju keni idenë se do ju sjellin lirinë dhe sigurinë që ju bën të lumtur. Në fakt, faktori i lumturisë funksionon në të kundërt. Së pari duhet të mendoni se cfarë doni të bëni dhe më pas të merrni atë që dëshironi vërtetë.

PESHORJA

Një telefonatë plot zemërim nga një person që jeton larg mund t’ju zërë pa përgatitur. Në fakt, ju nuk e kuptoni arsyen e zemërimit. Madje, nëse keni një shpjegim për të dhënë, nuk do ju dëgjojë. Jepini kohë personi që ju telefonoi që të qetësohet para se të shpjegoni versionin tuaj.

AKREPI

Sot, ju do të shpenzoni kohë duke kërkuar për një objekt që ka humbur. Në fakt, ka vlerë shpirtërore për ju prandaj është e rëndësishme që ta gjeni. Por nuk është dita e duhur për të bërë kërkime. Prisni deri nesër dhe kërkoni në vendet që keni qëndruar më shpesh.

SHIGJETARI

Ndoshta do të keni një zënkë të vogël në jetën sentimentale për një cështje pa rëndësi. Por do të zemëroheni aq shumë sa do thoni se nuk doni ta shihni më partnerin/partneren. Bëni ecje dhe qetësoni mendjen për ta parë zënkën me objektivitet. Më pas telefononi partnerin/partneren dhe mundohuni të riktheni pasionin mes jush.

BRICJAPI

Stresi i punës mund t’ju ngacmojë shumë nervat sot. Mund të nevrikoseni me cdo pyetje që ju bëhet. Për të shmangur këtë, punoni vetëm ose bëni një ecje që të qetësoheni.

UJORI

Sot do të përballeni me disa zënka, por nuk jeni ju pjesë e tyre. Janë miqtë tuaj. Do të pyesni veten se ku qëndron puna që ata zihen kaq shumë. Do të kuptoni se kjo cështje është e rëndësishme për ta! Nëse ndiheni të aftë, nxirrni miqtë tuaj nga kaosi emocional.

PESHQIT

Dikush mund të heqë dorë nga përgjegjësitë sot, duke bërë që detyrat të bien tek të tjerë, përfshirë ju. Kjo mund të zgjojë zemërim dhe pakënaqësi dhe do ju shkaktojë më shumë stres. Mbaroni punët urgjente më parë dhe më pas merruni me të tjerat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular