BallinaAktualitet“Pastruam vendin nga llotot e Ilir Metës”! Veliaj: Ja për çfarë s’jam...

“Pastruam vendin nga llotot e Ilir Metës”! Veliaj: Ja për çfarë s’jam dakord me Presidentin, deputeti i LSI i doli para fadromës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është i ftuari i parë i emisionit “Real Story” të gazetarit të njohur, Sokol Balla, që startoi mbrëmjen e sotme në ekranin e News 24. Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk ka asgjë personale me Presidentin Ilir Meta, por sqaroi se nuk është dakord me të kur bëhet fjalë për pluralizmin dhe shmangien e betejave.

“Unë nuk kam asgjë personale, gjërat duhen thënë siç janë. Nëse një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë vendin nga bastet dhe llotot e Ilir Metës, njerëzit e partisë nuk mund të lihen aty. Rasti është kur një deputet ju dilte para fadromave.

Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, edhe në konferencën e Pezës nuk vazhdoi siç u tha në konferencë. T’i shmangesh betejave, kjo kërcet. Nuk mund të predikosh për partizanët dhe t’iu hipësh në qafë me deputetë e kioska dhe t’iu dalësh para fadromave. Nuk mund të falësh për pluralizëm, në momentin që i shmangesh garës”, tha Veliaj.

Ndërkohë, pas fjalës së kryebashkiakut ndërhyri analisti Agron Gjekmarkaj, i cili tha se figura e Presidentit duhet respektuar, ndërsa shtoi se e majta është sjellë në mënyrë të padenjë ndaj Konferencës së Pezës, duke bërë shumë propagandë me të. Ndër të tjera, analisti solli në vëmendje edhe sjelljen e zëvendëskryeministrit Erjon Braçë në konferencë, teksa tha se ai ruhej që kamera ta kapte me presidentin Meta, në mënyrë që kur të shkonte në zyrë t’i thoshte kryeministrit Edi Rama se nuk flet me të.

Gjekmarkaj: Nuk jam dakord me Veliajn. E majta është sjellë në mënyrë të padenjë ndaj kësaj konference, ka bërë më shumë propagandë. Unë çmoj një gjë te ajo e kryetarit, të paktën nga pikëpamja njerëzore komunikon me presidentin. Ndërsa Brace ruhej që kamera të mos e kapë me të, që kur të shkojë në zyrë t’i thotë kryeministrit që ja unë nuk flas me të. Mendoj se ai është presidenti i vendit dhe duhet respektuar.

Në përgjigjen e tij, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Braçe nuk është njeri që kompleksohet dhe nëse e ka diçka, e thotë hapur.

Veliaj: Unë e thash me dashamirësi që në këto dy pika nuk bie dakord me Presidentin. Brace po ka diçka për ta thënë, e thotë fare. Nuk mund të lexojmë shumë nga shenjat, është më i pakompleksuari. Sot nuk kishte një ligjëratë historike në Pezë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular