BallinaKryesorePër një pakt kombëtar ndaj së keqes! Tre propozime për ekonominë, arsimin...

Për një pakt kombëtar ndaj së keqes! Tre propozime për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë

Nga Bujar Loshi

Opozitës shqiptare i lind detyrë që të unifikoje në një front të madh të vetëm të gjithë shqiptarët të majtë, të djathte dhe pa bindje politike.
Ky front duhet të quhet “Fronti ndaj të keqes”  dhe duhet të shpalose një platformë kombëtare bashkimi e bashkëpunimi të qytetareve për të rrezuar këtë qeveri e cila deri diku edhe për faj të opozitës ka okupuar të gjitha pushtetet dhe po e dërgon vendin dhe shoqërinë shqiptare drejt një neodiktature me pasoja të parikuperueshme ekonomike dhe sociale ose që do të duhen dekada për tu rikthyer ne normalitet.
Pjesë të kësaj platforme e cila do të shërbejë edhe si kontrata e ardhshme me qytetarët për një qeverisje të re me qasje europiane dhe të pakorruptuar ndër të tjera duhet të jenë këto pika:
EKONOMIA
1. Vendosja e një sistemi taksimi të thjeshtë, të kuptueshëm e të drejtë. Taksë e sheshtë 10 përqind për fitimin dhe TVSH e reduktuar për mallrat e konsumit (mallrat e shportës) 6 ose 8 përqind.
Reduktim drastik të taksave mbi karburantet duke reflektuar çmime sa më të drejta të bazuar mbi kostot reale dhe çmimin ndërkombëtar të naftës dhe gazit në bursë. Kjo do të lehtësonte barrën e taksave për biznesin dhe do të bënte me atraktive investimet e huaja direkte duke përmirësuar punësimin në vend.
2. Qeveria e re të marrë përsipër rritjen e shpenzimeve qeveritare në sektorë strategjike shtetërore si energjia, transporti dhe telekomunikacioni. Kjo të realizohet nëpërmjet projekteve strategjike konkurruese dhe nëpërmjet instrumenteve të borxhit afatgjatë me kosto të ulët dhe jo përdorimit të buxhetit dhe taksave të qytetareve. Ulja e taksave, krijimi i taksës se sheshtë dhe disiplinimi fiskal i biznesit dhe individëve do të krijojë premisa reale për rritjen e të ardhurave në nivel kombëtar.
3. Rritje të kreditimit të bizneseve të vogla e të mesme nëpërmjet agjensive qeveritare ose iniciativave  për bankat e nivelit të dytë dhe shoqërive të tjera private në mënyrë që të rriten investimet e brendshme. Kjo shoqëruar me një politike efektive fiskale do të gjallërojë ekonominë dhe ndikojë pozitivisht në uljen e normës së papunësisë.
4. Anulimi i menjëhershëm i të gjitha PPP-ve në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare dhe zgjidhje e njëanshme e kontratave me te ashtuquajturit “oligarkë” si forma me kanceroze e gërryerjes së buxhetit dhe shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu anulimi i të gjitha lejeve për HEC-e dhe marrja në mbrojtje e natyrës shqiptare nëpërmjet një strategjie të pastër që ndëshkon maksimalisht cilindo që vë dorë mbi basenet ujore dhe pyjet e kullotat e Shqipërisë. Një forme e kësaj strategjie mund të jetë delegimi i kompetencave përfundimtare njësive vendore të cilat në bashkëpunim me komunitetin që banon në ato zona përcakton efektin dhe pasojat në natyrë të këtyre veprave dhe ose benefitet e këtyre investimeve.
ARSIMI
1. Rritjen e përqindjes së investimit në raport me GDP deri ne 5 pikë përqindje me synim përmirësimin e infrastrukturës arsimore si në rrafshin akademik edhe në atë të investimit capital (godina, terrene sportive etj).
2. Auditim të menjëhershëm të institucioneve arsimore private dhe publike për të parë nëse plotësojnë apo jo standardet akademike. Kjo mund të bëhet me kontraktimin e një kompanie të huaj me experience në këtë fushe e cila bën rankimin e këtyre institucioneve në nivel kombëtar dhe propozon ministrisë së linjës mbylljen e atyre institucioneve arsimore që nuk plotësojnë standardet.
SHENDETESI.
1. Rritje e investimeve në sektorin e shëndetësisë bazuar në një mbledhje sa me efektive të kontributeve për sigurimet shëndetësore. Shëndetësia falas është vetëm një utopi sidomos për vende me buxhet të vogël si Shqipëria. Sistemi që mund të aplikohet është një sistem pagese bazuar në nivelin e të ardhurave ekonomike për çdo familje dhe falas për atë pjese te popullsisë qe është nen nivelin minimal të ardhurave ekonomike familjare të përcaktuara me vendim të Këshillit te Ministrave.
2. Rritje e nivelit të pagave për personelin mjekësor dhe atë ndihmës dhe forcimin e masave ndëshkuese deri në heqje liçense të përhershme  për çdo rast abuziv të bluzave të bardha me pacientët.
Ajo që është me kryesorja dhe kusht i domosdoshëm që këto pika të platformës të realizohen janë zgjedhje të lira dhe të ndershme ku qytetaret të votojnë të lirë dhe të pandikuar nga presionet e çdo lloji.

Që të vihen në jetë zgjedhjet e lira dhe të ndershme ndër të tjera opozitës i del detyrë që në bashkëpunim me qeverinë zyrtare në mënyrë urgjente të bëjnë tre gjera:
1. Reforme radikale zgjedhore ku të mundësohet me patjetër votimi dhe numërimi elektronik (plotësisht e realizueshme nëse ka vullnet) duke filluar që në zgjedhjet e ardhshme.
2. Sistem mazhoritar i pastër dhe heqja e listave të mbyllura ku kryetaret e partive caktojnë kandidatët e radhës për deputet si forma me jodemokratike e përfaqësimit të popullit në Kuvend.
3. Mundësimi me çdo kusht i emigranteve me shtetësi shqiptare që të votojnë nëpërmjet postës elektronike ose formave të tjera nga çdo cep i botes ku ato gjenden.
Këto tre pikat e fundit duhet të shpallen emergjence kombëtare dhe të bëhen te realizueshme edhe me presionin e opozitës zyrtare ndaj qeverisë në të gjitha format e mundshme demokratike.
Kurse sa i përket sugjerimeve te mësipërme për Ekonominë, Arsimin dhe Shëndetësinë, opozita duhet t’i ketë arene debati dhe diskutimi me forume te shoqërisë civile, rrethe intelektuale dhe qarqe akademike ne mënyrë qe idetë te përsosen dhe te konkludohet në një program të ardhshëm për qeverisjen e vendit dhe anëtarësimin e tij në Bashkimin Europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular