BallinaKronikeDibër/Sherr me thika, humb jetën 29-vjeçari! Pranga dy autorëve dhe vëllait të...

Dibër/Sherr me thika, humb jetën 29-vjeçari! Pranga dy autorëve dhe vëllait të viktimës

Dibër, sherr mes disa personave, humb jetën 29-vjeçari.
Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit,  ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos  me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Kapen dhe arrestohen në kohë rekord  tre shtetas, ndër to dy vëllezër,   autorë të dyshuar  të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera,   janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :
Q.P,  banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit  D.P).

 J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme”, njofton Policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular