BallinaBotaNetanjahu nën presion të madh

Netanjahu nën presion të madh

Pas vetëm gjashtë muajsh, në Izrael do të mbahen zgjedhje të reja. Kryeministri Netanjaju gjendet nën presion të madh. Bëhet fjalë për mbijetesën politike, por edhe përgjegjësi për shkak të korrupsionit.

Gjatë një pikniku në një park në Jerusalem diskutojnë simpatizantët e partisë “Kaltër-Bardhë”. Kanw mbetur vetëm edhe pak ditë deri në zgjedhjet e ditës së martë dhe ata duan të nxisin sa më shumë shtetas të Izraelit që të votojnë për Benny Gantz. Një detyrë aspak e lehtë, në një qytet ku tradicionalisht është votuar për partinë djathtiste Likud, të Benjamin Netanjahut, apo për partitë ultra-ortodokse. “Mendoj se Bibi Netanjahu ka bërë shumë gjëra të mira për vendin tonë, por pas 13 vitesh vendi ka nevojë për ndryshime”, thotë  Yamit Avrahmu. “Benny do të sjellë një frymë të re në vend, sepse vendi ka nevojë për ndryshime.” Në zgjedhjet e fundit parlamentare në prill, kjo parti e themeluar së fundi, me orientim politik në qendrën e djathtë, është dëshmuar si një konkurrencë shumë e denjë e Likudit. Në sondazhet e fundit thuhet se edhe në këto zgjedhje do të ketë një garë kokë më kokë mes këtyre da partive – epilogu nuk do të dihet deri në fund.

“To Bibi or not to Bibi”

Israel Wahl 2019 | Avigdor Lieberman (AFP/G. Cohen-Magen)Avigdor Lieberman

Pas zgjedhjeve të fundit në prill kanë dështuar të gjitha përpjekjet për krijimin e koalicionit qeveritar, pasi që Avigdor Lieberman me partinë e tij të djathtë sekulare, Israel Beiteinu, ka arritur marrëveshje me ultra-ortodoksët. Kështu u fundosën të gjitha shpresat e Benjamin Netanjahut që të mbetet në postin e kryeministrit. Por Netanjahu në vend se të heqë dorë nga përpejkjet për krijimin e një koalicioni qeveirtar, ai shpalli zgjedhje të reja. Tani izraelitët duhet të votojnë për herë të dytë brenda gjashtë muajve. Disa vëzhgues thonë se këto zgjedhje janë përpjekje e Netanjut për mbijetesë politike, sepse në tetor do të fillojnë proceset e marrjes në pyetje për shkak të dyshimeve të shumta për korrupsion. “Nuk bëhet fjalë për ndonjë temë politike, por kjo është sikur tek Shakespeare – ‘to Bibi or not to Bibi'”, thotë Gil Hoffman, gazetar i Jerusalem Post. Megjithatë këtu bëhet fjalë edhe për orientimin e ardhshëm politik të vendit. “Bëhet fjalë për institucionet e cënuara demokratike, për një luftë për pushtet dhe për konflikte vlerash – tradicionale versus liberale si dhe sekulare versus fetare”, thotë Tamir Sheafer, dekan i Institutit për shkenca sociale në Universitetin hebaist të Jerusalemit.

“Në një ligë tjetër”

Israel Wahl 2019 | Benny Gantz (Reuters/C. Kern)Benny Gantz

Nuriel Zarifi do të votojë sërish për Likudin dhe besoj se Netanjahu sërish do të bëhet kryeministër. Pronari i një kafeneje të vogël në perëndim të Jerusalemit e njeh edhe personalisht Netanjahun. Në kafene ka dhe fotografi të kryeministrit. “Ky njeri ka shumë përvojë, kjo është e rëndësishme për qytetarët dhe për vendin me shumë sfida. Ai ka raporte tepër të mira edhe me politikanët si Angela Merkel, Donald Trump po Vladimir Putin. Me Netanjahun në pushtet mund të flejmë të qetë”, thotë Zarifi.

Fushata e Netanjahut e paraqet ate si burrështetas, si të vetmin që është në gjendje të garantojë siguri. Para zgjedhjeve ai ka udhëtuar në Londër, e është takuar edhe me presidentin rus Putin në Soçi. Në pankartat me titull “Një ligë tjetër”, Netanjahu shihet duke shtrënguar duart me presidentin amerikan Trump. Por negociatat e tij të mundshme me Iranin dhe Trumpin hedhin hije mbi Netanjahun. Javën e kaluar Netanjahu ka shqetësuar opinioin ndërkombëtar me premtimin se “Lugina e Jordanit” do të shpallet sovrane, nëse ai fiton. Netanjahu pohon se ky është një shans historik, sepse mund të ndodhë që qeveria amerikane së shpejti të prezantojë planin e saj paqësor për Lindjen e Mesme. Planet e tij për okupimin e kësaj zone kanë shkaktuar kritika të ashpra jashtë vendit. Planet janë kritikuar edhe në Izrael, nga Benny Gantz. Netanjahu pohon se ai gjithmonë është angazhuar që Lugina e Jordanit të shpallë sovranitetin.

“Netanjahu është i gatshëm që në këto zgjedhje të premtojë të gjitha. Por njerëzit reagojnw me cinizwm: Netanjahu është në pushtet plot 13 vite. Pse nuk e ka bërë këtë deri tani? Pse tani para zgjedhjeve u kujtua për këtë shans historik?”, thotë gazetari Anshel Pfeffer.

Kundërshtarët politikë të Netanjahut nga qendra e majtë politike e akuzojnë ate për afera korruptive dhe ia kujtojnë mundësinë e nxjerrjes së tij para gjykatave. Ata e fajësojnë Netanjahun për marrëveshje me politikanë ekstremistë, vetëm për të mbetur në pushtet. “Izraelitët janë kaherë viktikë e një qeverie korruptive”, thotë Stav Shafir, ish-deputet i Partisë Punëtore, tani numër dy në listën e Unionit Demokratik, të themeluar së fundi. “Duhet të luftohet i gjithë kampi i djathtë, i cili po bëhet gjithnjë e më radikal, ekstrem dhe racist”, thotë Shafir.

Krijimi i koalicionit apo vazhdimi i luftës për pushtet

Israel vor der Wahl 2019 | Wahlplakat Netanjahu (DW/T. Krämer)

Lufta e vërtetë për pushtet do të shpërthejë ndosha një ditë pas zgjedhjeve. Në një sondazh thuhet se 39% e izraelitëve do të donin një koalicion të madh mes partive kryesore – Likud dhe Kaltër-Bardhë. Në një sondazh thuhet se 38 % e të anketuarve do të donin një koalicion mes djathtistëve dhe ultra-ortodoksëve. Por në Izrael të gjitha opsionet janë në tavolinë. Netanjahu thotë se ai do të donte një koalicion me 61 deputetë të krahut të djathtë politik në Knesset. Në sondazhe thuhet se blloku i djathtë politik ka më shumë shansa për të krijuar pushtetin, por të mundshme janë edhe koalicione të tjera. DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular