BallinaAktualitetBasha nis lëvizjet, zbulon hapin e radhës, pasdite mbledh aleatët në orën...

Basha nis lëvizjet, zbulon hapin e radhës, pasdite mbledh aleatët në orën…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me aleatët e partisë së tij. Takimi mes Bashës dhe aleatëve të PD do të zhvillohet në selinë blu, në orën 18:00.

Ky takim vjen pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog për Reformën Zgjedhore. Në një letër publike, drejtuar krerëve të partive në opozitën joparlamentare, Rama kërkonte takim pa kushte për këtë reformë.

Ndërkohë, në një dalje për media në orët e pasdites, Lulzim Basha tha se prioriteti absolut për Shqipërinë është t’i jepet fund krizës politike, duke shtuar se ftesa e Ramës është tallje dhe provokim, për sa kohë Damian Gjiknuri, i dosjes “184”, është kryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular