BallinaSportChampions/PSG shkatërron Realin, paqe spektakolare në Atletiko-Juve

Champions/PSG shkatërron Realin, paqe spektakolare në Atletiko-Juve

Është mbyllur dhe e mërkuara e Ligës së Kampioneve me ndeshjet e para të katër grupeve të para të kësaj veprimtarie. Sfida më e rëndësishme e mbrëmjes, ajo mes Paris Sën Zhërmenit dhe Real Madridit, është mbyllur me fitoren e parizienëve, të cilët kanë nënshtruar ekipin e Zidan me rezultatin e pastër 3-0. Angel Di Maria, ish-lojtari i madrilenëve, ka udhëhequr francezët te fitorja me një dygolësh në pjesën e parë, ndërsa Munie në kohën shtesë vulosu rezultatin e përgjithshëm 3-0. Në sfidën tjetër të grupit A, Klub Bryzh dhe Gallatasaraji janë ndarë në një barazim pa gola.

Në grupin B Bajerni i Myhiut i ka treguar Crvena Zvendëz të gjithë forcën e tij duke evituar surprizat dhe duke fituar 3-0. Koman çeli serinë e golave në minutën e 34-ët, ndërsa Levandovski në të 80-ën dhe Myler në të 90-ën e bënë më të bukur mbrëmjen për tifozët në “Allianz Arena”. Ndërkohë në Athinë, Olimpiakosi ka barazuar me Totenhemin 2-2. Anglezët kanë udhëhequr 2-0 në pjesën e parë me golat e shpejtë të Kejn dhe Mourën, ndërsa grekët kanë barazuar me Podencen në fund të pjesën së parë dhe me Valbuenën në të 54-ën.

Në grupin C fitore e lehtë e Mançester Sitit, që ka thyer Shakhtor Donjeckun 3-0 në Ukrainë. Kampionët e Anglisë e kanë futur trepikëshin në xhep që në fraksionin e parë me golat e Mahrez dhe Gyndogan, ndërsa në të 78-ën Gabriel Zhezus ka shënuar golin e tretë. Debutim i hidhur në Champions për Atalantën, që në Zagreb është mposhtur me rezultatin e thelë 4-0 nga Dinamo. Leovac shënoi golin e parë në minutën e 10-të, ndërsa më pas një tregolësh i Orsiç vulosi pokerin e kroatëve.

Në grupin D Atletiko Madrid dhe Juventus kanë regjistruar një barazim spektakolar 2-2 në “Metropolian” me të katër golat e shënuar në pjesën e dytë. Fillimish çel rezultatin Kuadrado me një gol të shkëlqyer dhe pastaj dyfishon Matuidi në të 65-ën, por Atletiko nuk dorëzohet dhe nga dy goditje standarde do të ndëshkohë Sheznin, fillimish me kokën e Saviç në të 70-ën dhe më pas me kokën e Herreras në të 90-ën. Në takimin tjetër të këtij grupi, Bajern Leverkuseni ka zhgënjyer në shtëpi, ku është mundur 2-1 nga Lokomotiv Moska. Në fakt të tre golat janë shënuar nga ekipi rus, me Kryshovjak që kalon në epërsi Lokomotivën në të 16-ën, ndërsa 9 minuta më vonë Houedes shënon në portën e tij për barazimin e vendësve. Gjithsesi fitorja shënohet që në pjesën e parë, kur Barinov në të 37-ën vulos dhe rezultatin përfundimtar 1-2.

Champions League

Grupi A
Bryzh-Gallatasaraji 0-0

PSG-Real Madrid 3-0
Grupi B
Olimpiakos-Totenhem 2-2
Bajern-Crvena Zvezda 3-0
Grupi C
D.Zagreb-Atalanta 4-0
Shakhtar-Man.Siti 0-3
Grupi D
Atletiko-Juventus 2-2
Leverkusen-L.Moskë 1-2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular