BallinaKronikeEmri/ E rëndë në Elbasan, hajduti tenton të vjedhë dyqanin, i bie...

Emri/ E rëndë në Elbasan, hajduti tenton të vjedhë dyqanin, i bie shitëses me çekiç

Një person ka tentuar të vjedhë një pikë shitjeje, por ka hasur rezistencë nga shitësja. Personi që ka tentuar grabitjen e ka qëlluar me sende të forta shitësen (çekiç) dhe më pas është larguar. Policia është vënë në kërkim të tij.

Shitësja, sipas burimeve jo zyrtare ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se autori i ngjarjes të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se 30 minuta pasi u raportua një tentativë vjedhje me dhunë në një pikë shitje ne Elbasan, policia ka identifikuar dhe prangosur shtetasin Alert Carroshi rreth 40 vjeç.

Ndërsa, shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet pa rrezik për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular