BallinaAktualitetFavore seksuale në këmbim të notës kaluese, ja vendimi i rektoratit te...

Favore seksuale në këmbim të notës kaluese, ja vendimi i rektoratit te Universitetit të Elbasanit

Është pezulluar nga detyra pedagogu Denis Himçi, 36 vjeç. i cili u shoqërua dhe ndalua më herët ditën e sotme nga Policia e Elbasanit, pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop” të video-pergjimit, ku akademiku degjohej t’i kërkonte kryerjen e marrëdhënieve intime një studenteje, në këmbim të marrjes së notave kaluese në disa provime.

Kjo masë pezullimi që është ndërmarrë nga Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, do të qendrojë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Himçi akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

NJOFTIM PËR SHTYP

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare.

R E K T O R AT I

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular