BallinaAktualitetKonflikti pas 30 qershorit/ Meta takime në Strasburg, ja kush do vijë...

Konflikti pas 30 qershorit/ Meta takime në Strasburg, ja kush do vijë në Shqipëri për zgjidhjen e krizës

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Strasburg, per takime ne lidhje me zgjidhjen e krizes politike qe ka perfshire vendin per ceshtjen e zgjedhjeve vendore.

Ne nje njoftim per mediat, zyra e shtypit e Presidentit njofton per takimin e kreut te shtetit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, me te cilin eshte dakordësuar për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt.

“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore”, thuhet ne njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular