BallinaKronikeApeli konfirmon dënimin për djalin vrasës, i cili qëlloi babain dhe...

Apeli konfirmon dënimin për djalin vrasës, i cili qëlloi babain dhe trupin e hodhi në liqen

Gjykata e Apelit dhe e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin me 21 vite burg për shtetasin Selman Aliaj që vrau me çekiç babain e tij.

29 vjeçari e vrau babain e tij më 22 dhjetor 2017, ku pasi e goditi me çekiç e hodhi në liqenin e Farkës për të humbur gjurmët.

Trupi i pajetë i babait të tij Fejzo Aliaj, u gjet nga kalimtarët e rastit.

Gjatë dëshmisë në gjyq, Aliaj rha se e vrau babain  gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë pasi ky i fundit tha se pasi ai do të martohej dhe se gruan “do ta kishin përgjysmë”.

Në këtë moment, Aliaj e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat. Më pas, e ka dërguar me mjetin e vëllait te Liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjallë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular