BallinaAktualitetSpaho: Tahiri i akuzuar për trafik droge i lirë, kuksianët që protestuan...

Spaho: Tahiri i akuzuar për trafik droge i lirë, kuksianët që protestuan për bukën e gojës në burg

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili shpëtoi nga burgu ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, vjen reagimi nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Përmes një postimi në Facebook, Spaho bën dallimin mes vendimeve të gjykatave teksa sjell si shembull edhe gjyqin ndaj qytetarëve kuksianë, të cilët u mbajtën në burg pas protestës në Rrugën e Kombit.

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.

Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.

Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.

Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.

Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular