BallinaAktualitetZagani: Gjyqtarja që la në shërbim prove Tahirin, më futi në burg...

Zagani: Gjyqtarja që la në shërbim prove Tahirin, më futi në burg me urdhër të tij

Në një intervistë për Ora Neës Dritan Zagani thotë se nuk është ndërprerë në asnjë moment prodhimi i kanabisit. Vetëm ka ndryshuar mënyra dhe bëhet më e kontrolluar.
“Nuk është prerë në asnjë mënyrë prodhimi i kanabisit. Informacionet që kam flasin për tunele të mëdha të kultivimit të marijuanës me llamba.Këtë fenoneme i kam verifikuar vetë që kur isha atje. Kultivimi është koncentruar në ato duar që punojnë për pushtetin. Ështe zvogëluar prodhimi për popullin e gjerë por jo për ata që trafikojnë.  Kultivimi është në mënyrë të organizuar.
Ka ambiente që policia nuk guxon ti shohë shtrembër. Ka ambiente ku kultivimi bëhet i mbyllur dhe me sistem dritash dhe ky prodhim ka shumë fitim. Ky është trafiku i vërtetë dhe jo fshatarët e Velçes në Vlorë. Tani është i kamufluar sa ka kërkesë tregu nga trafikantët shqiptar aq ka dhe prodhim por nuk është si në kohën e Saimirit kur vajti kilja e hashashit sa kilja e jonxhes tashmë është e kontrolluar”
Ish drejtuesi i policisë i cili ka denoncuar lidhjet e policisë me trafikantët e drogës në Fier e Vlorë deklaroi se gjyqtarja e trupit gjykues që dha dënimin për Tahirin futi atë ( Dritan Zaganin) në burg me kërkesë të ish ministrit të brendshëm
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular